Vajza pyet Thaçin “A je President i Klanit Pronto”, përjashtohet

Aktuale

Vajza pyet Thaçin “A je President i Klanit Pronto”, përjashtohet

Më: 17 mars 2017 Në ora: 10:50
Hashim Thaçi

Ligjërata e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi  që është duke e mbajtur në Kolegjin UBT është penguar nga një vajzë e re.

Ajo e ka pyetur të parin e vendit gjatë fjalimit të tij se “A është President i Klanit Pronto”.

Pas këtij veprimi, e reja është përjashtuar nga salla ku po mbahej ligjërata.

Gjatë kësaj ligjërate para studentëve , kreu i shtetit është duke folur për zhvillimet aktuale në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat