Sekretari britanik, Tobias Ellwood hero i ditës

Aktuale

Sekretari britanik, Tobias Ellwood hero i ditës

Më: 22 mars 2017 Në ora: 21:52
Tobias Ellwood

(E plotësuar) - Sekretari britanik, Tobias Ellwood është shpallur hero i ditës nga mediat britanike, pasi është munduar t’i jap ndihmë një oficeri policor që ishte plagosur sot në sulmin terrorist në ndërtesën e Parlamentit britanik.

Ellwood i kishte dhënë frymë artificiale policit të therur me thikë i cili më vonë ndërroi jetë rrugës për në spital, por ajo çfarë u bëri më shumë përshtypje qytetarëve anglezë është gjesti i këtij politikani.

Ai ishte munduar t’ia ndalojë gjakderdhjen dhe këto metoda i ka mësuar sa ishte në ushtri, duke marrë parasysh faktin se ai dikur ishte ushtarak.

Sulmuesi tashmë i identifikuar si Abu Izzadeen, ia kishte ngulur në gjoks thikën një polici që po bënte roje pranë portës së Parlamentit britanik.

Vëllai i Sekretarit britanik Ellwood ishte vrarë në vitin 2002 gjatë bombardimeve të grupit militant islamik Jemaah Islamiyah në Bali. 

Image

Sekretari britanik, Tobias Ellwood është shpallur hero i ditës nga mediat britanike, pasi është munduar t’i jap ndihmë një oficeri policor që ishte plagosur sot në sulmin terrorist në ndërtesën e Parlamentit britanik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat