Gjinden pesë mbetje mortore në Prizren

Aktuale

Gjinden pesë mbetje mortore në Prizren

Nga: A.M. Më: 23 mars 2017 Në ora: 21:48
Ilustrim

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se gjatë gërmimeve të sotme në varrezat e qytetit në lagjen Tusuz të Prizrenit, janë gjetur pesë mbetje mortore.

Në komunikatën e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur thuhet se mbetjet mortore të zhvarrosura do të procedohen për ekzaminime të mëtejme mjekoligjore dhe vetëm pasi të ndiqen të gjitha procedurat e nevojshme, përfshirë edhe identifikimin përmes analizës së ADN-së, mund të konfirmohet numri i saktë i personave të zhvarrosur dhe nëse të gjitha mbetjet mortore të zhvarrosura sot mund të identifikohen, apo iu përkasin personave të zhdukur si pasojë e luftës së viteve 1998-'99

"Sot gjatë ditës, ekspertët mjekoligjor vendor dhe të EULEX-it, me përkrahjen e Njësitit të Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës dhe Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur,  në zbatim të Urdhëresës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, në varrezat e qytetit në lagjen Tusuz të Prizrenit, kanë realizuar gërmimet vlerësuese, të cilat kanë rezultuar me zhvarrosjen e mbetjeve mortore të pesë personave.

Gërmimet vlerësuese që kanë rezultuar me gjetje të mbetjeve mortore, janë realizuar në dy lokacione të shënjuara, paraprakisht nga ana e institucioneve kompetente.

Mbetjet mortore të zhvarrosura do të procedohen për ekzaminime të mëtejme mjekoligjore dhe vetëm pasi të ndiqen të gjitha procedurat e nevojshme, përfshirë edhe identifikimin përmes analizës së ADN-së, mund të konfirmohet numri i saktë i personave të zhvarrosur dhe nëse të gjitha mbetjet mortore të zhvarrosura sot mund të identifikohen, apo iu përkasin personave të zhdukur si pasojë e luftës së viteve 1998-'99.

Me këtë rast, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, shpreh mirënjohjen për punën dhe angazhimin e të gjitha institucioneve kompetente, Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, Njësitin e Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe para së gjithash për familjet dhe familjarët e personave të zhdukur për mbështetjen e vazhdueshme të dhënë në këtë proces, përkatësisht në përpjekjen e përbashkët për të mësuar për fatin dhe vendndodhjen e të gjithë personave të zhdukur", thuhet komunikatën e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur:/BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat