Shpërthen i mbijetuari i masakrës së Suharekës, ka një ftesë e disa pyetje për Aleksandar Vuçiqin

Aktuale

Shpërthen i mbijetuari i masakrës së Suharekës, ka një ftesë e disa pyetje për Aleksandar Vuçiqin

Nga: P.R Më: 26 mars 2017 Në ora: 14:43
Gramoz Berisha

Gramoz Berisha, i mbijetuar i masakrës së Suharekës, gjatë fjalimit të tij në ceremoninë ku është shënuar 18 vjetori i kësaj masakre, i është drejtuar presidentit serb, Aleksandar Vuçiqit, për të cilin ka thënë se dera e tij është e hapur për të.

 “Prej këtu marrë guximin t`i drejtohem kryeministrit të Serbisë: Dera e shtëpisë sime është e hapur. Të pres të vish e të më përgjigjesh në këto pyetje. Çfarë ndodhi? Kush e bëri? Ku janë trupat? E di që mund të përgjigjesh sepse jë kryeministër që e menaxhon ushtrinë dhe policinë që e bëri gjithë krimin. Nëse vjen, nuk do të kërkoj të kërkosh falje. Nuk më duhet mëshira e askujt. Më duhen përgjigjet që do të më mundësonin që normalisht të jetoja me dhimbjen time”, ka thënë Berisha, përcjellë “Bota sot”.

Sipas, Berishës duhet të mësohet e vërteta që kishte ndodhur.

“Na duhet e vërteta. E vërteta që të normalizon ty dhe Serbinë, dhe më lehtëson mua. Kur e mendoj që po bëhen dy dekada dhe ende askush ne Serbi nuk flet për atë që ndodhi dua te besoj se po ju vije turp. Nuk po flisni nga turpi. Nuk dua të besoj se ende një shoqëri e tërë, një komb i tërë mendon si Millosheviqi. Nuk dua të besoj për hatër të fëmijëve tanë, por më shumë për hatër të fëmijëve tuaj. Ata nuk meritojnë prindër që i rrisin me urrejtje. Unë nuk u rrita me urrejtje. Babi im nuk më mësoi të urrej. Ndonëse u vra nga njerëzit tuaj pikërisht për shkak të urrejtjes”, ka thënë Gramozi në mesazhin drejtuar Vuçiqit.

Fjalimi i plotë të Gramoz Berishës:

Ne mblidhemi në çdo përvjetor duke u munduar që në mënyrë krejt normale të ndajmë dhimbjen dhe të kujtojmë atë që nuk ishte normale. Vijmë çdo vit, me shumë të njëjta. Me mallin e njëjtë, sepse ai nuk ndryshon në cdo vit, cdo muaj, cdo ditë është i njëjtë, vetëm sa rritet.

I kemi tre pyetje që na përsëriten: çfarë ndodhi, kush e bëri dhe ku janë trupat?!

Nëse në përvjetorin e ardhshëm nuk do t`i kishim këto pyetje sepse kemi marrë përgjigje, do të ishte më lehtë për ne. Ne sërish do të kishim dhimbje e mall, por do të mundoheshim që këto t`i përballojmë në mënyrë më normale.
Këto ditë i keni dëgjuar duke na folur për normalizimin. Në fakt, nga lidershipi i Kosovës pati edhe disa veprime.
Dua të them sot se po bëhen dy dekada qe unë pres normalizim, Sepse nuk janë normale pyetjet që na mundojnë. Sepse është normale të na tregojë, çfarë ndodhi, kush e bëri dhe ku janë trupat?!

Prej këtu marrë guximin t`i drejtohem kryeministrit të Serbisë: Dera e shtëpisë sime është e hapur. Të pres të vish e të më përgjigjesh në këto pyetje. Çfarë ndodhi? Kush e bëri? Ku janë trupat?

E di që mund të përgjigjesh sepse jë kryeministër që e menaxhon ushtrinë dhe policinë që e bëri gjithë krimin.

Nëse vjen, nuk do të kërkoj të kërkosh falje. Nuk më duhet mëshira e askujt. Më duhen përgjigjet që do të më mundësonin që normalisht të jetoja me dhimbjen time.

Na duhet e vërteta. E vërteta që të normalizon ty dhe Serbinë, dhe më lehtëson mua.

Kur e mendoj që po bëhen dy dekada dhe ende askush ne Serbi nuk flet për atë që ndodhi dua te besoj se po ju vije turp. Nuk po flisni nga turpi.

Nuk dua të besoj se ende një shoqëri e tërë, një komb i tërë mendon si Millosheviqi.

Nuk dua të besoj për hatër të fëmijëve tanë, por më shumë për hatër të fëmijëve tuaj. Ata nuk meritojnë prindër që i rrisin me urrejtje.

Unë nuk u rrita me urrejtje. Babi im nuk më mësoi të urrej. Ndonëse u vra nga njerëzit tuaj pikërisht për shkak të urrejtjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat