Kryetari i Podujevës viziton Ramush Haradinajn

Aktuale

Kryetari i Podujevës viziton Ramush Haradinajn

Më: 29 mars 2017 Në ora: 23:29
Veliu me Haradinajn

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, i cili po merr pjesë në Sesionin Pranveror të Kongresit të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Evropës, ka vizituar kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në Strasburg të Francës.

Kryetari Veliu, i cili në cilësinë e nënkryetarit të Asociacionit të Komunave të Kosovës po merrpjesë në Sesionin Pranveror të Kongresit të AutoriteteveLokale të Këshillit të Evropës në Strasburg, ka vizituar kryetarin e Aleancëspër Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili po mbahet i ndaluar ngaautoritetet franceze sipas një urdhër-arresti nga Serbia.

Veliu shprehu bindjen se gjyqësia franceze dotë marrë vendimin e duhur dhe Haradinaj së shpejti do të kthehet në Kosovë.

Bashkë më kryetarin Veliu, nëvizitë Haradinajt ishin edhe kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK ), Naim Ismajli dhe Sazan Ibrahimi – Drejtor Ekzekutiv i AKK-së.

Përndryshe, delegacioni iAsociacionit të Komunave të Kosovës, po merr pjesë në Sesionin e 36 – tëPranveror të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Evropës, i cili këtë vit katemë “Politikat decentralizuese për një integrim të suksesshëm të emigrantëve.”

Gjatë këtij sesioni delegacioni i komunave të Kosovëska zhvilluar takime me shumë përfaqësues të pushteteve lokale nga Evropa.

Në fokus të takimeve ishin çështjet që kanë tëbëjnë me funksionimin e pushtetit lokal, ngritjes së kapaciteteve, shkëmbimit të përvojave dhe implementimi i Kartës Evropiane mbi Vetëqeverisjen Lokale, thuhet në faqen zyrtare të Komunës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat