Njëri nga shqiptarët e arrestuar në Itali ka luftuar në Siri

Aktuale

Njëri nga shqiptarët e arrestuar në Itali ka luftuar në Siri

Më: 30 mars 2017 Në ora: 17:59
Katër shqiptarët nga Kosova të arrestuar për terrorizëm

Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani ka thënë se një nga shqiptarët nga Kosova e dyshuar për planifikim të një sulmi terrorist në Itali ka qenë pjesë e luftës në Siri.

“Një nga këta persona ka qenë pjesë e luftës në Siri. Më pas është kthyer dhe përmes Kosovës ka kaluar në Itali”.

Ai ka deklaruar se megjithë disa raste kur shqiptarët nga Kosova janë përfshirë në të tilla aktivitete, Kosova ka bërë goxha punë në luftën kundër ekstremizmit që çon në terrorizëm, njofton Klan Kosova.

“Institucionet e Kosovës kanë bërë përpjekje më të mira se shtetet fqinje për ta luftuar radikalizmin që shpie në terrorizëm. Por vazhdimisht kjo ideologji e sfidon Kosovën, e sfidon rajonin dhe është vështirë e luftueshme”.

“Kapacitetet e Kosovës janë të kufizuara, por jo të pamjaftueshme për të trajtuar raste të tilla. Kjo duhet të jetë një nga detyrat e Kosovës në të ardhmen; që të trajtojë radikalizimin e shqiptarëve nga vendi, por që mund të jetojnë diku tjetër”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat