Për dy ditë, Policia e Kosovës konfiskoi mbi 160 kilogramë drogë

Aktuale

Për dy ditë, Policia e Kosovës konfiskoi mbi 160 kilogramë drogë

Më: 31 mars 2017 Në ora: 12:19
Konferenca e Policisë

(E plotësuar) - Policia e Kosovës, në tri raste të ndara gjatë kësaj jave kanë konfiskuar 160 kilogramë substancë narkotike të llojit marihuanë.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për media u tha se përveç rastit që ka ndodhur më 28 mars ku janë konfiskuar 65 kilogramë marihuanë policia dje janë zhvilluar dy operacione të quajtur “Bari” dhe “Rikthimi”.

Bajram Nuhiu nga sektori për Narkotikë tha se dje në operacionin e zhvilluar në Prishtinë janë gjetur 57 kilogramë  e 69 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Nuhiu: Janë gjetur 57 kilogramë e 69 gram marihuanë

“Njësia për hetimin e trafikimit me  narkotikë në kuadër të drejtorisë së përgjithsme për hetimin e trafikimit narkotik nga rajoni I Gjilanit dhe rajoni I Prishtinës, kanë zhvilluar një operacion në Prishtinë. Gjatë këtij operacioni janë konfiskuar 57 kg e 69 gram, substancë narkotike e llojit marihuanë dhe është arrestuar një person. Gjatë këtij operacioni është kontrolluar një shtëpi dhe në atë shtëpi është gjetur substance të cilën e përmendëm”, tha ai.

Nuhiu po ashtu tha se në operacionin tjetër të realizuar  në pikëkalimin Kosovë-Serbi është  ndaluar një automjet transportues në të cilin janë gjendur lëndë narkotike.

Nuhiu:  31 kilogramë marihuanë zbulohen në një automjet transportues

“Dyshohet se grupe të organizuara  kriminale , të ndërlidhura, Kosovë-Serbi, kanë pasur qëllim që automjetin transportues ta dërgon deri në pikën kufitare dhe nga aty grupet kriminale të Serbisë ta marrin atë automjet dhe ta përcjellin ne vendet e Bashkimit Evropian. Gjatë kontrollit të këtij automjeti transportues janë gjetur 31 kilogramë  e 600 gram substancë narkotike e llojit marihuanë dhe është arrestuar një person”, tha Nuhiu.

Sipas tij  në vazhdim të operacionit janë bastisur tri lokacione tjera me ç’rast janë gjetur: tri revole, 79 fishekë të kalibrave të ndryshëm, para  në vlerë prej rreth 19 mijë Euro dhe është arrestuar edhe personi me inicialet M.R. i lindur më 1968 si i dyshuar për bashkëkryerje të veprës penale.

Lidhur me këtë rast në kërkim janë edhe dy persona tjerë të dyshuar, ndërsa janë sekuestruar automjeti transportues dhe tri vetura.

 Në këtë konferencë, zëdhënësi i Policisë Daut Hoxha tha se gjatë kësaj jave janë konfiskuar gjithsej 160 kilogramë substanca narkotike.

Hoxha: Policia ka konfiskuar 160kg substance të dyshuara narkotike

“Në luftën kundër korrupsionit, Policia e Kosovës gjatë kësaj jave  ka arrestuar 34 persona të dyshuar, ka konfiskuar 160 kilogramë g substanca të dyshuara narkotike, para te gatshme,  armë, automjete transportuese dhe pajisje  tjera”, tha Hoxha.

Bajram Nuhiu tha se këto aksione të Policisë financohen nga Bashkimi Evropian dhe gjithashtu ka një përkrahje të madhe të tyre.

Konfiskohen rreth 150 kg drogë në tri operacione

Njësia për hetimin e trafikimit të narkotikëve ka zhvilluar tri operacione të ndara me ç’rast ka gjetur dhe konfiskuar rreth 151 kg mariuhanë, ndërsa brenda javës ka arrestuar edhe 34 persona të dyshuar për posedim droge.

Përveç rastit të publikuar me 28 të këtij muaji ku janë kapur rreth 60 kg mariuhanë, dje paradite gjatë një aksioni të zhvilluar në Gjilan policia ka konfiskuar 57 kg drogë dhe ka arrestuar një person të dyshuar.

Image

Bajram Nuhiu, nga Drejtoria për Hetimin e trafikimit të narkotikëve ka thënë se pasditen e djeshme, rreth orës 18:00, është ndaluar një automjet transportues në pikën e kalimit kufitar në Merdare ndërsa pas kontrollimit është zbuluar se në mjet ka 31 kg maruihanë.

Ai tha se në këtë rast është arrestuar një person ndërsa me urdhër të prokurorit të rastit janë kryer tri bastisje me ç’rast janë konfiskuar tri armë zjarri, 19 mijë euro, tri vetura.

Një operacion i njëjtë ishte zhvilluar edhe me 28 të këtij muaji ku ishin kapur dhjetëra kg drogë mariuhanë.

Image

Policia thërret konferencë të jashtëzakonshme për media

Policia e Kosovës ka njoftuar se nga ora 14:30 do të mbaj një konferencë të jashtëzakonshme për media në sallën e stacionit policor “Qendra” në kryeqytet.

“Përmes kësaj shkrese zyrtare ju ftojmë që sot me 31.03.2017, të merrni pjesë në një konferencë të jashtëzakonshme të organizuar nga Policia e Kosovës, e cila ka të bëjë me realizimin e disa operacioneve policore kundër trafikimit me substanca narkotike, arrestimin e disa personave të dyshuar, konfiskimin e një sasie të konsiderueshme të narkotikeve, armëve, mjeteve transportuese etj”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë, në këtë konferencë do të ipen informacione dhe detaje lidhur me hetimin dhe arrestimin e personave të dyshuar, si dhe do të ekspozohet sasia e konsiderueshme e narkotikeve dhe pajisjeve të tjera të sekuestruara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat