Publikohet fotografia e rrallë: Ibrahim Rugova në ditët e fundit të jetës

Aktuale

Publikohet fotografia e rrallë: Ibrahim Rugova në ditët e fundit të jetës

Më: 1 prill 2017 Në ora: 08:29
Ish Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova

Ish Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova në ditët e tij të fundit përderisa luftonte me sëmundjen është takuar me priftërinjtë

Ai është i ulur në mes dhe vërehet gjendja e tij shëndetësore. Është i thinjur dhe qartazi vërehet rënia e flokëve si pasojë e sëmundjes.

Në anën e djathtë të tij është imzot Don Lush Gjergji.

Ky i fundit edhe kishte shkruar për filozofinë e Rugovës.

Ai në shkrimet e tij kishte thënë se nga bashkëpunimi dhe njohja nga viti 1981 e deri në vdekje ka pasur përvoja shumë pozitive.

“Dr. Ibrahim Rugova nuk “diti” dhe nuk deshi kurrë të mbrohet, por urtisht, guximisht dhe me shumë sukses e kudo e mbrojti popullin shqiptar, sidomos Kosovën”, thoshte Don Lush Gjergji.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat