Thaçi: Zgjedhja e Vuçiqit president është vullnet i popullit serb, ashtu siç e zgjodhën dikur Millosheviqin

Aktuale

Thaçi: Zgjedhja e Vuçiqit president është vullnet i popullit serb, ashtu siç e zgjodhën dikur Millosheviqin

Më: 4 prill 2017 Në ora: 11:52
Hashim Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi duke komentuar zgjedhjen e Aleksandër Vuciqit president i Serbisë, thotë se është vullnet i popullit serb të cilin Kosova e respekton ashtu siç e respekton zgjedhjen e ndonjë presidenti në ndonjë vend tjetër.

Thotë se edhe zgjedhja e Millosheviqit president ka qenë vullnet i popullit serb.

“Kur e ka zgjedhë Millosheviqin e ka ba zgjedhjen e vet është vullnet i popullit të Serbisë. Është vullneti i qytetarëve të Serbisë dhe e njohim atë realitet. Na mbetet të punojmë në përpjekjet tona në normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndër shtetërore. Serbia është një nga vendet e rajoneve, nukë shtë ndonjë vend në kuptimin e qendrës së vendeve të rajonit”, ka thënë ai në Fol Hapur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat