Azem Syla mund të gjykohet edhe në Zvicër, ja për çka dyshon shteti zviceran

Aktuale

Azem Syla mund të gjykohet edhe në Zvicër, ja për çka dyshon shteti zviceran

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 5 prill 2017 Në ora: 14:30
Fondi i Kompensimit në Solothurn ka paguar politikanin nga Kosova, Azem Sylen me rreth 426'000 franga për përfitime suplementare. Procesi u ndërpre, por mund të rifilloi për shkak të një procesi në Kosovë.

Rasti i politikanit nga Kosova, Azem Syla, mund të fillojë të gjykohet edhe në Zvicër, por vetëm pasi kjo çështje do përfundojë në Kosovë. Atje ai po gjykohet për dyshime të forta për mashtrim, pastrim parash dhe korrupsion, të kryera gjatë kohës kur banonte në Solothurn të Zvicrës, shkruan media e njohur zvicerane “Solothurner Zeitung.

Deri tani Prokuroria e Solothurnit nuk ka ngritur procedurë penale, megjithatë vendimi mund të vjen së shpejti. Syla prej kohësh qëndron në paraburgim. Prokuroria zvicerane është informuar se gjatë verës 2017 do të zhvillohet gjykimi në procesin për krim të organizuar, korrupsion, mashtrim dhe pastrim parash, ka thënë zëdhënësi Cony Zubler nga Solothurni.

“Prokuroria do të presë vendimin e gjykatës së shkallës së parë në Kosovë dhe pastaj do të vendosë lidhur me rifillimin e procedurës këtu”, ka thënë zëdhënësi.

Syla ka tërhequr në mënyrë të padrejtë mes 2002 dhe 2011 ndihma sociale me vlerë 480.000 franga, theksojnë nga  fondi për kompensim në këtë kanton, përcjell botasot.info. Pas hetimeve që zgjatën dy vjet e gjysmë, prokuroria i kishte ndërprerë befasisht hetimet në nëntor 2014.

Syla zyrtarisht jetonte në Zvicër dhe merrte ndihma sociale për pesë vjetë, ndërsa fillimi i procedurës penale mund të merret në konsideratë pasi gjatë asaj kohe (pas 2006) Syla jetonte në Zvicër./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat