Emocionon Daut Haradinaj: Kjo nuk ishte dita më e lumtur e imja

Aktuale

Emocionon Daut Haradinaj: Kjo nuk ishte dita më e lumtur e imja

Më: 7 prill 2017 Në ora: 12:03
Daut dhe Ramush Haradinaj

Daut Haradinaj sot një ditë pas ditëlindjes së tij, dhe po ashtu një ditë pas seancës në të cilën prape nuk u vendos për lirimin e vellait të tij Ramush Haradinajt, tregon se cila ishte dëshira më e madhe që donte ta jetonte dje.

Ai përmes një shkrimi të publikuar, tregon se priti që festa e ditëlindjes së tij të përmbushet edhe me pranin e të vëllait por që ndodhi e kundërta dhe Dauti thotë se nuk ishte ditë e mirë për të.

Lexo shkrimin e  tij të plotë:

Të nderuar miq,

Shumë kam besuar që do ta festojë ditëlindjen bashkë me Ramushin, kjo nuk ishte dita ma e mir e imja, por më lejoni t’ju falënderoi ngrohtësisht të gjithëve që në cilën do formë më uruat e u solidarizuat me mua.

Shpresoj që nuk do t’u zhgënjej.

Ramushi do të kthehet edhe ma i madh se ishte, sepse jeni ju, Kombi ynë që e nderuat atë dhe gjithë shqiptarët duke e dëshmuar se jemi popull fisnik dhe i madh.
DH.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat