Ushtrimi i KFOR-it “Shpata e argjendtë”

Aktuale

Ushtrimi i KFOR-it “Shpata e argjendtë”

Më: 7 prill 2017 Në ora: 18:26
Shpata e argjendtë

Prishtinë, 7 prill 2017. Sot në Kampin ‘Film City’, në shtabin e përgjithshëm të KFOR-it, zëvendëskomandanti i KFOR-it, Gjeneralbrigade Christian Reiner, e përmbylli pjesën e parë të ushtrimit ‘Shpata e argjendtë’ 2017-1.
 
Synimi i këtij ushtrimi, të udhëhequr nga KFOR-i, ishte trajnimi i të gjithë ofruesve të sigurisë në Kosovë me skenarë të gjerë, në fazat e planifikimit dhe të ekzekutimit, me qëllim të harmonizimit dhe përmirësimit të reagimit në menaxhimin e krizave.

Image


Përfaqësuesit nga PK-ja, EULEX-i, FSK-ja dhe KFOR-i morën pjesë në këtë simulim që udhëhiqej nga Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave, e cila është përgjegjëse për mbështetjen e qytetarëve dhe të reaguesve të parë në përgatitje, mbrojtje dhe rikuperim nga të gjitha rreziqet e mundshme, qofshin ato natyrore apo të shkaktuara nga faktori njeri.
 
Zëvendëskomandanti i KFOR-it, Gjeneralbrigade Christian Reiner, duke e përfaqësuar Komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajorin Giovanni Fungo, i falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për reagimin, bashkëpunimin dhe angazhimin e çmueshëm në ushtrimin e gjatë, sfidues dhe të dobishëm që zgjati një javë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat