Muja: Vetëm Haradinaj kishte kauzë shpirtërore demarkacionin

Aktuale

Muja: Vetëm Haradinaj kishte kauzë shpirtërore demarkacionin

Më: 12 prill 2017 Në ora: 23:21
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaip Muja

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaip Muja, i cili në vazhdimësi ka kritikuar matjen e territorit në marrëveshjen e Demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi, thotë se vetëm Ramush Haradinaj, kishte kauzë të vërtetë shpirtërore.

“Përveç një kauze të vërtetë shpirtërore që ka Haradinaj, të tjerët kanë bërë politikë. Ne jemi dy deputet unë nga PDK dhe Shpejtim Bulliqi nga LDK, kemi mbledhur fakte që ne humbin 82 kilometra katrorë”, tha Muja në emisionin Kontakt.

Muja kritikoi edhe kryeminsitrin Isa Mustafa, i cili sipas tij, do të duhej që këtë marrëveshje ta negocionte sërish me Malin e Zi.

Ai  ka komentuar deklaratat e deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, duke thënë se deklarata e Haradinajt po keq interpretohet në mënyrë të tillë.

Deputeti i PDK-së, është pyetur edhe për reagimet e ndërkombëtarëve për deklaratat e deputetit të AAK-së.

“Punë e madhe që ka pasë. Ndërkombëtarët nuk mund të na tregojnë neve çdo ditë interpretimet e qejfit të tyre”, tha Muja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat