Media zvicerane: Bashkimi i shqiptarëve do të ndodhte nëse nuk përparon procesi i integrimeve, por..

Aktuale

Media zvicerane: Bashkimi i shqiptarëve do të ndodhte nëse nuk përparon procesi i integrimeve, por..

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 24 prill 2017 Në ora: 10:54
Kryeministri shqiptar Edi Rama

Shefi i qeverisë shqiptare Edi Rama ka thyer një tabu të respektuar prej shumë vitesh. Ai nuk e hedh më poshtë mundësinë e bashkimit të gjithë shqiptarëve, shkruan fillimisht media më e madhe zvicerane “NZZ”. Ai personalisht do të dëshironte perspektivën europiane, ku shqiptarët në Mëmëdhe, Kosovë, Maqedoni dhe Malin e Zi të afrohen më shumë me njëri-tjetrin. Rama paralajmëroi “makthin” që mund të zotëronte rajonin, nëse shteret ndikimi enropian dhe kjo zëvendësohet nga fuqi të tjera. Këtu mendohet Rusia dhe Turqia, që kanë shtuar ndjeshëm prezencën e tyre.

Zile alarmi me jehonë të zhurmshme

Flirtimi i Edi Ramës me nacionalizmin e Shqipërisë së madhe nga komentatorët shihet si lidhje me zgjedhjet e ardhshme. Fjalimi i tij shihet gjithashtu si zile alarmi për qendrat e BE, për të mos e lënë të vetme Ballkanin. Megjithatë është fakt, që ka rënë një tabu. Politikanët shqiptarë me vite ua kishin bërë të qartë kolegëve perëndimorë se Shqipëria e madhe nuk është zgjidhje. Kjo tash ka ndryshuar. Një ditë më pas shprehja u dyfishua nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Nëse BE mbyll dyert shqiptarët do të bashkohen për të zëvendësuar familjen e madhe shumetnike të BE. Nga Serbia Jugore e njohur ndryshe si “Kosova Lindore” erdhi jehona se edhe ata nuk duhet të harrohen.

Reakcionet nga Brukseli janë të përmbajtura. Me zhargonin e zakonshëm zëdhënësja paralajmëroi mos përzierjen në punët e brendshme dhe siguroi gjithë vendet e rajonit për “perspektivën europiane.” Më pak diplomatike ishte Beogradi.  Do e thoshte një fjali të tillë të bashkimit të gjithë serbeve Aleksandër Vucici, ai tani do zhdëpej me kritika nga Brukseli. Një paragjykim për visionin e Shqipërisë së madhe është më se i nevojshëm. Projekti mbetet gjithsesi pa gjasë, pasi duhet të përballet me konflikt të shumë shteteve në rajon.

Si faktori i parë politik që ka theksuar Bashkimin Kombëtar është vetëm partia e majtë nacionaliste Vetëvendosja, që përkundër Kushtetutës së Kosovës kërkon referendum për Bashkimin me Shqipërinë. Agjencia anketuese Gallup në 2010 ka zbuluar rreth “Çështjes shqiptare” sipas së cilës 80 përqind e të pyeturve të Kosovës, 63 përqind e Shqipërisë dhe 52 përqind e shqiptarëve të Maqedonisë janë për Shqipërinë etnike.

«Shqiptarosfera» ose Unioni?

Shkëmbimi ekonomik, kulturor dhe familjar mes pesë milionë shqiptarëve në rajon është intensiv. Sistemi mediatik i përbashkët ka krijuar një “Shqiptarosferë” transnacionale. Nëse ky projekt do të zhvillojë bashkimin e shteteve, varet nga ajo, nëse procesi i integrimit evropian do të përparojë ose jo./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat