Policia jep detaje për përleshjen me armë në Prishtinë

Aktuale

Policia jep detaje për përleshjen me armë në Prishtinë

Më: 25 prill 2017 Në ora: 15:00
Dëshmitarët kanë thënë se incidenti kishte filluar përleshje verbale, dhe më pas është përdorur edhe armë dhe thika.

Në rrugën “Lekë Dukagjini” në lagjen “Dardania” në Prishtinë, janë përleshur disa persona dhe si pasojë njëri nga ta është dërguar për trajtim në QKUK për shkak të lëndimeve që i mori nga përleshja me thikë. Policia e ka konfirmuar se personat e dyshuar kishin edhe armë zjarri.

Si pasojë e përleshjes në mes të disa personave që ndodhi sot rreth orës 11:30 në lagjen “Dardania” në Prishtinë, një person është dërguar në QKUK pasi ka marrë lëndime nga thika, dhe dy persona janë arrestuar.

Dy automjete janë dëmtuar nga predhat ka konfirmuar zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti.

Me urdhër të prokurorit, dy persona janë dërguar në mbajtje.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat