Arifi: Ramushi po vazhdon ta dëshmojë pafajësinë, Serbia duhet të ndëshkohet

Aktuale

Arifi: Ramushi po vazhdon ta dëshmojë pafajësinë, Serbia duhet të ndëshkohet

Më: 27 prill 2017 Në ora: 18:13
Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Avni Arifi

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Avni Arifi ka thënë se e gjithë Kosova është lodhur duke i dëshmuar botës se në luftën e fundit shqiptarët patën qëllim lirinë dhe barazinë e jo ndonjë diskriminim.

Këto deklarime Arifi i dha në Info Magazine, duke iu referuar lirimit të liderit të AAK-së Ramush Haradinajt, nga autoritetet franceze pas një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia.

Veç tjerash këshilltari i Haradinajt tha se Serbia duhet të ndëshkohet për veprimet e veta, duhet të tërheqë emrat e komandatëve që ka në shënjestër,.

”Ne mund të konfirmojmë se Haradinaj ka zgjuar një interesim të madh edhe për bashkëatdhetarët të cilët udhëtojnë”.

”Kjo është hera e tretë që më ndodhë të mungojë në festat në Kosovë unë mbes në Aeroporte. Kjo është hera e tretë që Ramushi vazhdon të dëshmojë pafajësinë”.

”Si Kosovë jemi lodhur që t’i dëshmojmë botës se atë cka kemi pas ne ka qenë liria dhe barazia e jo ndonjë diskriminim”.

”Se si do t’i  drejtohet Ramushi, masës,  le të mbetet surprizë”

”Ramushi nuk ka proces katëmujor, ai ka 14 vjet që përballet në mënyrë ndërkombëtare”.

”Nuk i kam përcjellur mediat serbe. Qytetarët e Kosovës kanë reaguar në mënyrë të qëlluar, nuk e konsideroj emocionale”.

”Ramushi pa një personifikim sa i përket Serbisë në qasje karshi Kosovës”.

”S’po mundemi jetë normale me zhvilluar për shkak të Serbisë”.

”Serbia duhet të ndëshkohet për veprimet e veta, duhet të tërheqë emrat e komandatëve që ka në shënjestër”.

”Nuk ka asgjë të vërtetë. Është qesharake, argëtuese kur flet kryetari i Serbisë kush me kë bën koalicion në Kosovë”.

”Nuk është punë e Serbisë kush me kë bën koalicion shqiptarët. Kosova është vend i paravarur”.

”Në bazë të reagimeve populli i Kosovës po e pret Haradinajn me tepih të kuq, skano nevojë institucionet”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat