Gashi: Kosova e priste lirimin e Haradinajt, më mirë që e pret familja e jo institucionet

Aktuale

Gashi: Kosova e priste lirimin e Haradinajt, më mirë që e pret familja e jo institucionet

Më: 27 prill 2017 Në ora: 18:30
Dardan Gashi

Analisti politik Dardan Gashi, ka thënë se i gjithë vendi e ka pritur lirimin e Haradinajt, duke e cilësuar ndalimin e tij ”ankth të krijuar nga Serbia në mënyrë artificiale”.

Veç tjerash analisti Gashi komentoi dhe çështjen e mos-organizimit të institucioneve me rastin e kthimit të Haradinajt, teksa shtoi se nuk do ishte e arsyeshme edhe po të organizohej dicka e tillë pasi sipas tij askush nuk ndihmoi Haradinajn, në çështjet procedurale të mbrojtjes gjatë këtij procesi të vendimmarrjes.

Këto deklarime Dardan Gashi, i dha në Info Magazine teksa deklaratat e Vuçiqit i ka quajtur qesharake.

”Po gjithë Kosova e ka pritur kët vendim që përfundimisht Haradinaj të lirohet nga ky ankth po edhe e gjithë Kosova pasi Serbia e krijoi në mënyrë artificiale”.

”U vërtetua edhe diçka tjetër që nuk ka pasur asnjë meritë ai ekstradim i kërkuar nga Serbia”.

”Nuk kanë qenë të gjitha komentet që janë dhënë prej Haradinajt, të kujdesshme”.

”Por, shpesh herë edhe emocionet kanë luajtur rolin e vet. Sot gjitha komentet ishin se fitoi drejtësia, ato që janë thënë më herët i harrojmë”.

”Beogradi në mënyrë më të ashpër, në aspektin institucional e akuzoi Francën. Largoi deputetët nga Parlamenti Europian në Strasburg”.

”Ka katër muaj që Serbia nuk është ankuar se ka padrejtësi e sot po. Kjo është deklaratë qesharake.  Nuk meriton të merret seriozisht askush me Vuciqin”.

”Shumë mirë që kësaj here nuk ka tepih të kuq. Sepse këta që do shtronin tepihun e kuq nuk kanë ndihmuar pjesën procedurale të mbrojtjes së Haradinajt. Këta nuk kanë arsye ta ofrojnë tepihun e kuq. Shumë mirë që e pret familja e jo të tjerët nga institucionet”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat