Pal Lekaj i thotë Vuçiqit: Kriminelët janë në krye të Serbisë

Aktuale

Pal Lekaj i thotë Vuçiqit: Kriminelët janë në krye të Serbisë

Më: 27 prill 2017 Në ora: 20:01
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, ka reaguar të enjten ndaj Aleksandar Vuçiq, duke thënë se Ramush Haradinaj dhe mijëra shqiptarë kanë bërë luftën, e cila është mbështet nga mbarë bota demokratike, për çlirim, liri e pavarësi të një populli që Nikoliqi, Vuqiqi, Daçiqi dhe etërit e tyre ideologjik e kanë shtypur për vite të tëra.

Qeveria e Serbisë e ka quajtur “të paturpshëm, skandaloz, antiligjor dhe të padrejtë” vendimin e Gjykatës në Kolmar për lirimin e Ramush Haradinajt.

“Ky veprim në radhë të parë është i motivuar politikisht”, ka thënë Aleksandar Vuçiq pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme të qeverisë serbe. 

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar shefi i GP të AAK-së, Pal Lekaj duke i rikujtuar Vuçiqit se kriminelët janë në krye të Serbisë dhe se sot në Francë ka rifituar e drejta shqiptare kundër padrejtësisë së Serbisë.

Reagimi i plotë:

Kriminelët janë në krye të Serbisë.

Atyre që sot krekosen për "drejtësi" janë të mbushur me mëkate në shtëpitë e familjet e tyre në Serbi.

Ramush Haradinaj dhe mijëra shqiptarë kanë bërë luftën e cila është mbështet nga mbarë bota demokratike, për çlirim, liri e pavarësi të një populli që Nikoliçi, Vuqiçi, Daqiçi dhe etërit e tyre ideologjik e kanë shtypur për vite të tëra.

Juve që sot hingëllini nga Serbia gjenocidiale, të gjithë e dimë trashëgimtarë të kujt jeni e çfarë keni bërë e çfarë jeni në gjendje të bëni kundër Kosovës e shqiptarëve nëse do t'iu vinte rasti prapë. Por thundra juaj kriminale e gjenocidiale s'do të kthehet kurrë më në këto troje.

Sot në Francë ka rifituar e drejta shqiptare kundër padrejtësisë se Serbisë. Prandaj iu themi Nikoliçit, Vuqiçit e Daçiqit shërohuni, më mirë vet, se me pas nevojë me ju dhënë edhe një tjetër terapi sikur në 1998-'99.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat