Kërkesa e Delawie për ligjet, vihet në dilemë

Aktuale

Kërkesa e Delawie për ligjet, vihet në dilemë

Më: 30 prill 2017 Në ora: 08:58
Ambasadori Amerikan në Kosovë, Greg Delawie

Ambasadori Amerikan në Kosovë, Greg Delawie, kishte kërkuar në fillim të muajit prill miratimin e Ligjit të ri për Procedurat Disiplinore për Gjykatësit dhe Prokurorët, duke shprehur besimin se miratimi i tij do të ndodhte brenda muajit.

Megjithëse u procedua menjëherë nga Ministria e Drejtësisë, projektligji ende nuk ka kaluar në Kuvend.

Njohës të sistemit drejtësisë në vend këtë ligj dhe specifikisht kërkesën e ambasadorit e komentojnë në mënyra të ndryshme.

Tomë Gashi, njohës i çështjeve juridike, tha se mënyra se si Ministria e Drejtësisë i ka proceduar këto ligje është në përputhje me kërkesën e Ambasadorit Delawie.

Pasi që, sipas tij, me ndryshimin e këtyre dy ligjeve Ministria e Drejtësisë nuk e ka fuqinë që të anulojë vendime të gjykatave, fuqi të cilën e ka pasur para një kohe

Ndryshe nga Gashi, mendon njohësi tjetër i kësaj fushe, Skender Musa.

Ai është shprehur për tribunen se ky ligj është drejtpërdrejt ndërhyrje në punën e Gjykatësve dhe Prokurorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat