Përkujtohen 40 dëshmorë dhe 235 martirë të fshatrave të Drenasit

Aktuale

Përkujtohen 40 dëshmorë dhe 235 martirë të fshatrave të Drenasit

Më: 30 prill 2017 Në ora: 16:13
Pamje nga perkujtimi i 40 dëshmorë dhe 235 martirë të fshatrave të Drenasit

Më rastin e shënimit të 18 vjetorit të rënies së Komandantit Ilaz Kodra, 40 dëshmorëve dhe 235 martirëve të fshatrave, Verboc, Shtuticë, Tërstenik, Polluzhë, Gllobar, Baks, e  Dashec, në fshatin Shtuticë është mbajtur tubim përkujtimor.

Në tubimin përkujtimorë kanë marrë pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë komunal, deputet të Kuvendit, Shoqata të dala nga lufta e UÇK-së, familjarë të dëshmorëve e martirëve dhe qindra qytetarë, njofton Komuna e Drenasit, transmeton Klan Kosova.

Ka qenë kryetari Lladrovci ka bërë homazhe pranë varrit të Komandantit Ilaz Kodra dhe varrezave të dëshmorëve në Verboc e Shtuticë dhe ka vënë kurora lulesh.

Në përvjetorin 40 dëshmorëve dhe 235 martirëve janë mbajtur fjalime, nga kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, përfaqësues të shoqatave të luftës, historian dhe familjarë të dëshmorëve, ku është mbajtur dhe një program artistik.?

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat