Trupat e KFOR-it hyjnë në Maqedoni, kjo është arsyeja

Aktuale

Trupat e KFOR-it hyjnë në Maqedoni, kjo është arsyeja

Nga: P.R Më: 5 maj 2017 Në ora: 12:43
Trupat e KFOR-it

Sot në media u shpërnda lajmi se trupa të KFOR-it kishin hyrë në territorin e Maqedonisë. Sipas mediave këto trupa i përkisnin KFOR-it Italian dhe nuk dihej qëllimi I tyre.

Por, përmes një komunikate për media, KFOR ka sqaruar se hyrja e trupave në Maqedoni, është bërë pasi që konvoji po lëvizë në atë drejtim drejt portit të Selanikut, me qëllim që trupat portugeze që ishin duke shërbyer në Kosvë, të kthehen në Portugali.

“Lidhur me artikujt e publikuar nga disa agjenci të lajmeve online në Kosovë për një konvoj ushtarak të KFOR-it që është duke lëvizur drejt jugut, KFOR-i konfirmon se ky konvoj po lëvizë në atë drejtim drejt portit të Selanikut. Këto njësi i përkasin kontingjentit portugez të KFOR-it Batalionit për Manovra Taktike (KTM) që kanë nisur rikthimin e tyre në Portugali. Një aktivitet i tillë logjistik do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme”, thuhet në komunikatën e KFOR-it./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat