A bën LDK koalicion përsëri me PDK-në nëse kjo e fundit mbështet mocionin?

Aktuale

A bën LDK koalicion përsëri me PDK-në nëse kjo e fundit mbështet mocionin?

Më: 6 maj 2017 Në ora: 11:08
Shefi i Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri

Shefi i Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, dje i përmendi Partisë Demokratike të Kosovës se në marrëveshjen që kishin lidhur për të qeverisur së bashku, ka edhe një pikë që ndalon mbështetjen e mocioneve eventuale për rrëzimin e qeverisë – saktësisht pika e 14 e marrëveshjes.

Por, mocionin e opozitës tashmë e kanë nënshkruar tre deputetë të PDK-së e ka gjasë që në seancën e të mërkurës për këtë çështje mocioni i mosbesimit të mbështetet edhe më fuqishëm nga PDK-ja, pasi as kryetari i saj, Kadri Veseli e as nënkryetari, Hajredin Kuçi, në deklarime e tyre të djeshme s’thanë që s’e përkrahin mocionin e opozitës.

Ismet Beqiri, i pyetur se a do të futeshin në koalicioni përsëri me PDK-në, po që se kjo e fundit mbështet mocionin, duke tradhtuar marrëveshjen mes tyre dhe vendi shkon në zgjedhje, ai ka pohuar se tani është herët të flitet për diçka të tillë.

“Nuk mund të flas çka do të ndodhte me nëse, por është e vërtet që e kemi një pikë në marrëveshje që nuk lejon mbështetjen e ndonjë mocioni për rrëzim të qeverisë nga ne ose PDK-ja”, ka thënë ai.

Beiqir ka shtuar se në rast se veç ndodh që mocioni të mbështetet nga PDK-ja, atëherë është vendim politik i LDK-së se çfarë do të ndërmarrë tutje.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat