Polica jep detaje për vrasjen e 24-vjeçarit në Mitrovicë

Aktuale

Polica jep detaje për vrasjen e 24-vjeçarit në Mitrovicë

Më: 6 maj 2017 Në ora: 13:08
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës përmes raportit ditor ka treguar detaje rreth vrasjes së mbrëmshme në Mitrovicë, ku 24-vjeçari, Ermal Kamberaj u qëllua me tre plumba. Megjithatë, vrasësi ende nuk është kapur

Vrasja ka ndodhur në rrugën “Mbretëresha Teutë” më 05.05.2017. Policia thotë se i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në një lokal ku ka plagosur viktimën, i cili më pas është dërguar për në QKUK, por nuk arriti t’i shpëtojë plagëve.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet policore relevante, ku kanë gjetur një pistolet dhe tri gëzhoja. Personeli mjekësorë ka konfirmuar se viktima ka ndërruar jetë rreth orës 23:00”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia tregon se trupi i pa jetë me urdhër të prokurorit është dërguar në Mjekësinë Ligjore për obduksion. Njësitet policore janë duke kryer hetime intensive si dhe janë në kërkim të personit të dyshuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat