“Goditi” Thaçin e Veselin, shpërthen komandant “Kobra” me kritika për Anton Qunin

Aktuale

“Goditi” Thaçin e Veselin, shpërthen komandant “Kobra” me kritika për Anton Qunin

Nga: B.S Më: 11 maj 2017 Në ora: 10:31
Anton Quni ka thënë se nuk do të tërhiqet derisa t’i shoh të dytë prapa grilave, Thaçin e Veselin.

Gjatë debatit të djeshëm në parlament, pati një përplasje mes ish komandantit të luftës në Koshtarës, tash deputet i LDK-së, Anton Qunit, dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit.

Anton Quni, duke ju drejtuar Veselit, ka thënë se për të Veseli dhe Thaçi janë arsyeja që ai është në poltikë, dhe se nuk do të tërhiqet derisa t’i shoh të dytë prapa grilave.

Ndërsa, i menjëhershëm ishte reagimi i Veselit,  i cili Qunin e ftoi për te biseduar kudo dhe kurdo.

E, këtë debat të Qunit e Veselit, përmes një postimi në facebook, e ka komentuar ish komandanti gjatë luftës së Koshares, Naser Vllasi, komandant “Kobra”, i cili së fundi i është bashkuar AAK-së.

“Eh sa ironike, baci Kadri na e bëri Antonin edhe "profet". Eh more Anton Çuni, kjo është arsyeja pse nuk duhet me hy në pazar me gjithkend, se hallku t'i lëshojnë patatet e nxehta në dorë edhe tkqyrin seri....a pot djeg dora! 18 vjet pas lufte Antoni qenka bërë shumë i dashur për popullin dhe po qëndrojka në parlament për ta luftu krimin e organizum dhe per ti demaskuar kriminelët”, ka shkruar Vllasi, përcjellë “Bota sot”.

Image
Naser Vllasi, komandant “Kobra”.

Ja postimi i plotë:

Eh sa ironike, baci Kadri na e bëri Antonin edhe "profet". Eh more Anton Çuni, kjo është arsyeja pse nuk duhet me hy në pazar me gjithkend, se hallku t'i lëshojnë patatet e nxehta në dorë edhe tkqyrin seri....a pot djeg dora! 18 vjet pas lufte Antoni qenka bërë shumë i dashur për popullin dhe po qëndrojka në parlament për ta luftu krimin e organizum dhe per ti demaskuar kriminelët.

Po të kishte punuar Antoni me mend e jo për interesa personale tash do i kishte pas vetitë e shokëve të idealit, e nuk do bëhej objekt tallje e argetimi nga ana e askujt! Antoni u rreshtua në LDK për ta rahatuar vetveten dhe familjen e tij, e jo për të punuar për shtet! LDK po thirret ende në Ibrahim Rugoven dhe kjo është arsyeja e vetme që kanë mbijetuar si parti, por LDK e ka zgjedhur njeriun e gabuar për ta pasuar Ibrahim Rugovën, ngase Rugova me Isa Mustafën në ideologji përngjajnë si gjarpri me magarin! Nuk jam tip sentimental, por dje Antoni me fjalimin e tij gati më bëri për të qarë dhe për një çast harrova se kush është ai në të vërtetë.

Tash më duhet me ble një mbushje e me ngushllu Antonin se ai nuk mundet mem thirr se njehere mu pat anku se iu hargjun krejt paret ne telefon duke bisedu me mu, se rroga në Kuvend shumë e vogël edhe meditjet poashtu, e nuk po i dalin kurrsesi paret për me mbijetu!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat