Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka vlerësuar se periudha e kaluar në Kosovë është shënuar me ngjarje, të cilat nuk i kanë kontribuuar zbutjes së marrëdhënieve të tensionuara Kosovë-Serbi.
Në raportin e rregullt tremujor të punës së UNMIK-ut, shefi i OKB-së ka thënë se nuk janë ndërmarrë kurrfarë hapash ndaj vendosjes së Bashkësisë me komuna serbe.
Guterres ka shprehur shqetësimin për shkak të pengesave në përparimin e dialogut dhe mungesës së zbatimit të marrëveshjeve të arritura.
Raporti i UNMIK-ut për situatën në Kosovë përfshin periudhën prej 16 janar deri 15 prill 2017.