Berisha i reagon ashpër Nikoliqit: Nëse i jep të drejtën vetes ta quash Ramushin qen, ti je qen bir qeni!

Aktuale

Berisha i reagon ashpër Nikoliqit: Nëse i jep të drejtën vetes ta quash Ramushin qen, ti je qen bir qeni!

Nga: A.Zh Më: 13 maj 2017 Në ora: 08:42
Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Anton Berisha

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Anton Berisha, ka reaguar pas deklaratës së presidentit serb Tomislav Nikoliq, i cili e ka quajtur Ramush Haradinaj “Qen”.

Berisha në reagimin e tij në Facebook, ka shkruar se deklarata e Nikoliq, është pjesë e mentalitetit serb, sipas së cilit “shqiptarët janë shtazë”, përcjell Bota sot.

Ai madje, ka thënë se nëse Nikoliq ia jep të drejtën vetes të “emërojë shqiptarët me shtazë, edhe ne kemi një shprehje që e përshkruan saktë Nikoliqin, si një qen bir qeni”.

Reagimi i plotë i Berishës:

Deklarata e presidentit serb Tomislav Nikolic, ku ai i referehet z. Ramush Haradinaj me termin qen; ne fakt eshte pjese e mentalitetit serb sipas se cilit "šiftari su životinje" (shqiptaret jane shtaze).

Ne fakt, populli serb duke votuar per president Nikolicin e tash Vucicin, ka treguar se nuk ka hequr dore nga ky mentalitet perbuzes ne raport me shqiptaret. 

Kercnimi i Nikolicit per denimin e z.Haradinaj eshte kercnim ndaj shtetit te Kosoves dhe hapje e frontit me shqiptaret.
Nikolici, Vucici e Dacici, kane rritur dozen e agresivitetit gjate bisedave te Brukselit ne te cilat pala e jone iu nenshtrua plotesisht delegacionit serb i cili qartazi u favorizua nga zyrtaret e Brukselit.

Ky raport, ne qeverine e re, duhet te nderpritet dhe Serbise duhet t'i ndalet turri i nderhyrjes ne çeshtjet e brendshme te Kosoves.

Nikolici e te tjeret, e dine mire se me z.Haradinaj ne qeveri, perfundon ambicia e tyre per nderhyrje ne Kosove prandaj nuk kursen fjalorin as nga pozita e presidentit. 

E nese ai i jep te drejte vetit te na emertoj me shtazet, edhe ne kemi nje shprehje qe e pershkruan sakte Nikolicin, si nje qen bir qeni./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat