Presidenti i tronditur nga sulmi ndaj Xharrës: Asgjë nuk e arsyeton dhunën

Aktuale

Presidenti i tronditur nga sulmi ndaj Xharrës: Asgjë nuk e arsyeton dhunën

Nga: B.S Më: 13 maj 2017 Në ora: 09:28
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, foto "Bota sot"

Pas sulmit të mbrëmshëm ndaj ish gazetares, tashmë anëtares së PDK-së, Arbana Xharra, ka reaguar edhe Presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se është i tronditur dhe i shqetësuar me këtë sulm, duke shtuar se dhuna nuk arsyetohet me asgjë, andaj organet duhet ta zbardhin rastin, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë:

Jam thellësisht i tronditur dhe i shqetësuar me sulmin kundër Arbana Xharrës. Është krejtësisht i papranueshëm dhe i dënueshëm përdorimi i dhunës dhe asgjë nuk e arsyeton atë.

Si shoqëri nuk bën të lejojmë që dhuna të bëhet mjet i shprehjes së pakënaqësisë sonë.

Me këtë sulm të ulët nuk janë cenuar vetëm Arbana dhe familja e saj, por edhe parimet dhe vlerat demokratike mbi të cilat po e ndërtojmë shoqërinë tonë.

Organet e rendit duhet ta zbardhin në tërësi rastin dhe t’i sjellin sulmuesit para drejtësisë. HTH./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat