Çitaku: Kosova ka nevojë më shumë për edukim sesa për politikë

Aktuale

Çitaku: Kosova ka nevojë më shumë për edukim sesa për politikë

Më: 14 maj 2017 Në ora: 19:14
Ambasadorja e Kosovës në SHBA Vlora Çitaku

Sot u mbajt ceremonia e 13-të e diplomimit të e 92 studentëve në RIT të Kosovës (AUK) .

Bursa e RIT për studentin më të dalluar iu dedikua Dr. James Myres. Ndërsa delegatët studentorë të RIT Kosovë ishin Robert Ejupi dhe Fjoralba Krapi.

Presidentja e RIT Kosovës , Sharon Y. Hart në prezantimin e kësaj ceremonie, ka porositur të sapodiplomuarit që të mos kenë frikë nga sfidat me të cilët do të përballen në të ardhmen. Ai tha se studentët të cilët po largohen nga ky universitet kanë marrë njohuri të shumta përmes mësimdhënësve me një program të avancuar arsimor.

Ajo theksoi se kjo ishte ceremonia e saj e parë e diplomimit në RIT Kosovë si presidente.  

Hart: Mos kini frikë nga kapitulli tjetër

“Anëtarë të Gjeneratës 2017, mos kini frikë nga kapitulli tjetër. Përqafojeni atë, e keni merituar atë dhe tani është përgjegjësia juaj që të vazhdoni. Gjersa largoheni sot nga universiteti për të nisur një udhëtim të ri ose një kapitull të ri, dijeni se profesorët dhe shumë të tjerë këtu në kampus kanë punuar me ju këto katër vitet e fundit për t'ju siguruar një bazë të fortë. Ju tani do të largoheni me njohuri dhe aftësi të avancuara dhe bashkëkohore që profesorët tuaj dhe të tjerët këtu në RIT Kosovë kanë arritur t’i ndajnë me ju. Shpresa ime, shpresa jonë, është që të largoheni nga këtu me kapacitete të reja kritike, imagjinatë, kreativitet dhe kuriozitet për tërë jetën” , u shpreh ajo. 

Zëvendëspresidenti për Çështj e Akademike në RIT Kosovë, Daniel Cosentino, prezantoi dy studentët e dalluar të cilët janë përzgjedhur folës kryesor të diplomimit.

Këtë vit fituesi i konkursit ishte  Fjoralba Krapi, dhe studenti me i dalluar i  gjeneratës ishte Robert Ejupi. Ambasadorja e Kosovës në SHBA Vlora Çitaku ,  u shpreh se ndjehet mjaft krenare me  të arriturat e këtyre studentëve. Ajo paralajmëroi studentët se nga momenti i diplomimit dilemat dhe përgjegjësia do të jenë më të mëdha.

Ajo u shpreh Kosova ka më shumë nevojë për edukim dhe arsimim sesa për politikë.

Çitaku: Kosova ka nevojë më shumë për edukim sesa politikë

 “ Për hirë të së ardhmes të vendit tonë shkollimi duhet të jetë shumë më i rëndësishëm se politika , Kosova ka nevojë për shumë më shumë edukim e shumë më pak politik dhe nuk po përpiqem ta demonizojë politikën edhe vet kam qenë pjesë aktive e saj por dua të ju them që njerëzimit idetë dhe veprat më të mëdha nuk kanë ardh as nga njerëz me para as nga njerëz me pushtet por nga njerëz e dijshëm, nga njerëz që e kanë ushqyer kureshtjen e tyre çdo ditë , nga njerëzit të cilët kurrë nuk kanë rreshtur të qenurit studentë” , u shpreh ajo.

Anëtar i Bordit të RIT , Cafo Boga , i cili që  5 vite udhëheq Komitetin e Financave thotë se ndjehet tejet i lumtur  me rrugën dhe drejtimin që ky universitet ka marrë deri më tani .

Boga: Sivjet diplomua rreth 100 studentë 

“Në vitin 1969-1970 kam qenë student i universitetit të Beogradit dhe më vonë është bërë universiteti i Prishtinës ku në klasën time kam pas vetëm  një femër ndërsa ju po e shihni vet sesa është transformuar situata në Kosovë dhe sa është ngrit komuniteti ndaj gjithë të rinjve sidomos të femrave të cilat në të kaluarën kanë qenë edhe më shumë të izoluara se asnjëherë.. Sot ka qenë numri më i vogël se në vitin e kaluar gjë që është pak jo tronditëse por  natyrisht të tërhekë vëmendjen  sepse zakonisht çdo vit kanë diplomuar diku 135 studenta ndërsa kësaj here kanë qenë rreth 100” , tha ai. 

Studentja sapo e diplomuar në AUK,  Jehona Karavitaj , është shprehur tejet e lumtur në arritjen e objektivit të saj, mar rjes së diplomës në këtë universitet.

Ajo tha se pavarësisht sfidave, sot ndjehet e lumtur për këtë sukses.

Karavitaj : Është ndjenjë papërshkruar 

“Është një ndjenjë e papërshkrueshme , në këtë universitet kemi qenë për 4 vite dhe pa dyshim që kanë qenë periudha shumë të vështira por edhe momente shumë të bukura që i kemi kalu këtu mirëpo sot ndjehemi shumë të lumtur që kemi arrit me përfundu me sukses” , tha ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat