Driton Selmanaj në AKR?

Aktuale

Driton Selmanaj në AKR?

Më: 14 maj 2017 Në ora: 23:31
Driton Selmanaj dhe Albena Reshitaj

Ditët e fundit aderimet kanë qenë tejet befasuese. Gazetarë e analistë të shumtë janë larguar nga fusha ku gjendeshin deri tani për t’u drejtuar në ndonjë nga partitë në vend.

Rrëzim i Qeverisë së Kosovës dhe shkuarja në zgjedhje nacionale ka rritur edhe nevojën për t’i “pasuruar” partitë.

Është pikërisht analisti, Driton Selmanaj i cili së fundi ka realizuar disa takime me përfaqësues të partive të ndryshme.

Pas LDK-së, Selmanaj sonte është parë në një takim me nënkryetaren e Aleanca Kosova e Re, Albena Reshitaj.

Siç duket Selmanaj është duke shqyrtuar propozime të ndryshme të partive në vend që po i propozohen këtij të fundit e së ku do e shohim më pas analistin, mbetet të shihet.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat