Qeveria ndan 4.9 milionë euro për zgjedhjet e parakohshme

Aktuale

Qeveria ndan 4.9 milionë euro për zgjedhjet e parakohshme

Më: 15 maj 2017 Në ora: 09:33
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot

(E plotësuar) - Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur ka ndarë 4.9 milionë euro për zgjedhjet e parakohshme. Zv kryeministri Hajredin Kuçi tha se këto mjete janë të nevojshme për organizimin e zgjedhjeve të 11 qershorit.

Kuçi: Këto mjetet janë të nevojshme për organizimin e zgjedhjeve

“Zyra e kryeministrit ka marrë një kërkesë nga KQZ-ja për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 4 milion e 944 mijë e 900 euro, të cilat janë të nevojshme për organizimin e zgjedhjeve me 11 qershor. Besoj se këto mjete janë të domosdoshme dhe iu ftojë që t’i miratojmë“, tha ai.

Ndërkaq, kryeministri Isa Mustafa, tha se me këtë u siguruan mjetet për KQZ-në, që procesi të kalojë pa ndonjë pengesë.

Mustafa: U siguruan mjete që procesi të shkojë pa asnjë pengesë

“Atëherë konstatojmë se u siguruan mjetet për KQZ-në, në mënyrë që procesi të shkojë pa asnjë pengesë“, tha ai.

Qeveria po ashtu ka ndarë 90 mijë e 449 euro për procesin ankimor për komisionin për ankesa dhe parashtesa për zgjedhjet e parakohshme.

Ministri i Financave Avdullah Hoti, tha se kjo shumë do të ndahet nga shpenzimet e paparashikuara.

Hoti: Kjo shumë ndahet nga shpenzimet e paparashikuara

“Ministria e Financave ka pranuar kërkesë nga paneli zgjedhor për ankesa dhe parashtresa, për mjetet financiare në shumë prej 90 mijë e 449 euro, për realizimin e procesit ankimor, lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvend të Kosovës. Në përputhje me nenin 29 të ligjit për menaxhimin e financave publike, ne propozojmë të ndahet kjo shumë nga shpenzimet e paparashikuara. Mjetet de të transferohen prej 58 mijë e 599 euro në kategorinë ekonomike paga dhe mëditje dhe 31 mijë e 900 në mallra dhe shërbime”, tha ai.

Gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë, janë ndarë edhe 5 mijë e 500 euro për Shoqatat Familjare të të Zhdukurve të Kosovës. Ndërsa u miratua dhe koncept dokumenti për qasjen në dokumente publike.

***

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur ka ndarë 4.9 milionë euro për zgjedhjet e parakohshme, ndërsa 90 mijë e 449 janë ndarë për procesin ankimor për komisionin për ankesa dhe parashtesa për zgjedhjet e parakohshme.

Kryeministri në detyrë Isa Mustafa, tha se me këtë u siguruan mjetet për KQZ-në, që procesi të kalojë pa ndonjë pengesë. 

Qeveria po ashtu miratoi koncept dokumentin për qasjen në dokumente publike. 

Gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë, janë ndarë edhe 5 mijë e 500 euro për Shoqatat Familjare të të Zhdukurve të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat