Kryesia ndërprenë privilegjet e deputetëve

Aktuale

Kryesia ndërprenë privilegjet e deputetëve

Më: 15 maj 2017 Në ora: 09:44
Mbledhje e sotme e Kryesisë së Kuvendit

(E plotësuar) - Kryesia në detyrë e Kuvendit të Kosovës sot ka mbajtur një mbledhje në të cilën ka ndërprerë mandatin e deputetëve që nënkupton edhe ndërprerjen e shpenzimeve.

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli pas mbledhjes tha se gjatë këtij mandati kanë kaluar momente të vështira, por se kanë arritur të ruajnë demokracinë.

Ai gjithashtu tha se do të donte që në Kuvend të sheh deputetë më të përgjegjshëm.

Kurse, nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti tha se në fund të mandatit mbahet u mbajt mbledhja në të cilën mbyllet mandati i deputetëve,që nënkupton ndërprerjen e shpenzimeve për telefon dhe shpenzime tjera.

Dërguti duke folur për koalicionet e mundshme parazgjedhore tha se kryesia e kësaj partie ka vendim që të mos bëjnë koalicione parazgjedhore.

Mbledhja e kryesisë së Kuvendit

Kryesia e Kuvendit ka mbajtur mbledhjen me shefat e grupeve parlamentare, të cilët tash pritet t’i drejtohen mediave.

Për më shumë po ua sjellim drejtpërdrejt.

***

Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e radhës.

Mbledhja e Kryesisë pritet të mbahet në ora 11:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat