KQZ-ja regjistron partinë “provokuese” të Jabllanoviqit

Aktuale

KQZ-ja regjistron partinë “provokuese” të Jabllanoviqit

Më: 15 maj 2017 Në ora: 10:34
Mbledhja e KQZ-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e 13-të në të cilën është diskutuar për zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen më 11 qershor.

Në këtë mbledhje u bë e ditur se ish-kryetari i Listës Serbe, Aleksandër Jabllanoviq është bërë me parti të re.

Partia e tij e re që do të quhet “Partija Kosovskih Srba-PSK”, sipas KQZ-së është në përputhje të plotë me ligjet e Kosovës.

Po ashtu në këtë mbledhje u bë e ditur edhe numri potencial i votuesve e që është 1 milion e 885 mijë e 147.

KQZ bëri të ditur se shuma e limituar për një parti politike që mundet t’i shpenzojë për këto zgjedhje është 942 mijë e 573 e 50 cent.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat