Faton Abdullahu, zëdhënës i qeverisë në detyrë dhe këshilltar i Isa Mustafës, e ka quajtur tezën e publicistit, Halil Matoshit, për kombin kosovar, si nacionalizëm i prapambetur dhe anti-europianizëm.
Abdullahu ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se Matoshi s’është pranuar në Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe se ai dhe idetë e tij janë të panevojshme për këtë parti.
“Fakti se Halil Matoshi nuk u pranua në LDK më ka gëzuar. Jo pse nuk kam respekt për te, por pse një pjesë jo e vogël e koncepteve të tija politike, kulturore dhe identitare janë anti-rugovistë. Kosovarizmi i tij është nacionalizëm i prapambetur anti-evropian krejt i panevojshëm për një parti si LDK”.