Agim Veliu mesazh Kadri Veselit

Aktuale

Agim Veliu mesazh Kadri Veselit

Nga: B.S Më: 15 maj 2017 Në ora: 17:46
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu ka reaguar ndaj Kadri Veselit, duke e porositur atë që të jetë më i përgjegjshëm në fushatën që po e bën.

Veliu përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se nuk bën të futet në zhveshtore siç ka bërë Veseli duke u futur në zhveshtoren e Klubit Futbollistik “Llapi”, pas ndeshjes së djeshme në Mitrovicë e që më pas u pengua nga kryetari i klubit llapjan, pasi një fanelë nuk ia jep këtë të drejtë, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë:

Ekzaltuar fjalimi, e impresione fushate mësyu me hygjym zhveshtoren e klubit rival.
Thuase fanela që mbante veshur i garantonte këtë të drejtë!
Veç mendimit të mirë për Kosovën e Mitrovicën, lypset edhe më shumë.
Përgjegjësi, jo protagonizëm.
Vendimmarrje mbështetur në ligj dhe jo turravrap e karagjozllëk!
Këndej mbi tokë, e në diell, loja ka rregulla zotëri kandidat!/BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat