Limaj takon ambasadorin e Italisë, Piero Cristoforo Sardi

Aktuale

Limaj takon ambasadorin e Italisë, Piero Cristoforo Sardi

Më: 15 maj 2017 Në ora: 19:21
Kryetari i Nismës për Kosovë, Fatmir Limaj në takim ambasadorin e Italisë, Piero Cristoforo Sardi

Kryetari i Nismës për Kosovë, Fatmir Limaj ka pritur sot në takim ambasadorin e Italisë, Piero Cristoforo Sardi, me të cilin kanë bashkëbiseduar për situatën politike, ekonomike e sociale në vend, raportet e vendit tonë me BE-në dhe në veçanti me Italinë.

“Sot prita në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, z. Piero Cristoforo Sardi. Bashkëbiseduam për situatën politike, ekonomike e sociale në vend, për raportet e vendit me BE-në, në veçanti me Italinë.

I shpreha mirënjohje për mbështetjen e pakursyer të shtetit të Italisë në proceset demokratike të Kosovës, me vullnetin për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Ambasadori Sardi, tha se e çmoj angazhimin e deri tanishëm të NISMA-s në skenën politike të Kosovës, dhe uroj që edhe në të ardhmen NISMA të vazhdoj të jetë e tillë, dhe të ketë sa më shumë suksese, në shërbim të qytetarëve të vendit.

Ambasadori italian Sardi, tha se Italia është e përkushtuar maksimalisht për të mbështetur perspektivën evropiane të Kosovës”, ka shkruar Limaj në Facebook. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat