Korab Sejdiu flet për koalicionin e AKR-së

Aktuale

Korab Sejdiu flet për koalicionin e AKR-së

Më: 16 maj 2017 Në ora: 15:41
Nënkryetari i AKR-së Korab Sejdiu

Në orët e mbrëmjes Aleanca Kosova e Re do të dal me një njoftim zyrtar ku do të tregojë në detaje rreth vendimit të këtij subjekti partiak për koalicionin parazgjedhor.

Këtë lajm e ka bërë të ditur, Nënkryetari i AKR-së Korab Sejdiu, i cili tha se ende janë duke vazhduar bisedimet me strukturat partiake për të arritur në një vendim përfundimtar.

I pyetur se cili do të jetë koalicioni i tyre i mundshëm, Sejdiu pohoi se Presdienti i AKR-së Behgjet Pacolli, është pajtuar me disa nga ofertat e partive me të cilat ka diskutuar rreth një bashkëpunimi të mundshëm për mandatin e ardhshëm qeverisës.

Por burime të deritashme bëjnë të ditur se një koalicion zgjedhor mund të ndodh sot në mes LDK-AKR-Alteranativa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat