Hoti: Bashkë me AKR dhe Alternativën do t’i fitojmë zgjedhjet e 11 qershorit

Aktuale

Hoti: Bashkë me AKR dhe Alternativën do t’i fitojmë zgjedhjet e 11 qershorit

Më: 16 maj 2017 Në ora: 20:47
Marrëveshja është nënshkruar në rezidencën e Pacollit.

(E plotësuar) - Rezidenca e Behgjet Pacollit të martën në mbrëmje priti mysafirë. Brenda dhomave luksoze për disa orë qëndruan zyrtarët më të lartë të LDK-së të prirë nga kryetari Isa Mustafa.

Ai së bashku me nikoqirin, kryetarin e AKR-së Behgjet Pacollin dhe bashkëpunëtorët e tyre nënshkruan marrëveshejn me anë së cilës së bashku do të garojnë në zgjedhjet e 11 qershorit.

Për të uruar këtë koalicion u hap edhe shampanjë, ndërsa dy liderët dhanë edhe nga një deklaratë për media. Që të dy u shprehën të bindur se më 12 qershor do të dalin fitues, ndërsa njëjtë u shpreh edhe kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së Avdullah Hoti.

Pacolli tha se me lidhjen e këtij koalicioni fiton e mira dhe parandalohet e keqja.

Pacolli: Bashkë me LDK-në do ta ndryshojmë Kosovën

“Jam i bindur se fitorja është me ne. Ne do t’i fitojmë zgjedhjet dhe me këtë fiton e mira, do të parandalohet e keqja. Kosova do të ndryshojë, do të vihet në binarë të duhur dhe do të ecë me një shpejtësi të përshpejtuar drejt perspektivës euroatlantike, drejt një perspektive për qytetarët e vet, për rininë e vet. Së bashku me LDK-në ne do të arrijmë ta implementojmë qindpërqind programin tonë që garanton rritje ekonomike mbi 8 përqind”, tha Pacolli.

Nuk do të ketë asnjë ditë pa rezultate, pasi sipas tij, ky koalicion nuk është koalicion i krimit. I pyetur për arsyet e nënshkrimit të marrëveshjes me LDK-në, për  të cilën kishte thënë se nuk do ta bënte, Pacolli tha se nuk i ka njohur mirë njerëzit e LDK-së, por që kur e ka parë programin, atëherë ka ndryshuar mendje.

Pacolli: Ky nuk është koalicion i dhunës as krimit

“Ky është koalicion i dinjitetshëm, jo koalicion i dhunës, jo koalicion i grabitjes, jo koalicion io krimit, por një koalicion që i nevojitën tani Kosovës. Kërkoj që qytetarët ta mbështesin këtë koalicion...po kam thënë por në momentin që kam parë programin e LDK-së kam partë edhe njerëzit me të cilët do të punoj, atëherë nuk kamë asnjë dilemë...unë nuk i kam njohur, nuk janë njerëzit e njëjtë, janë njerëz që garantojnë punë të sinqertë, të dinjitetshëm, një është e sigurt jo krim, jo dhunë”, tha  Pacolli.

Ndërkohë që homologu i tij nga LDK-ja Isa Mustafa tha se arsye kryesore që kanë lidh sot një koalicion parazgjedhor është interesi i qytetarëve të Kosovës.

Mustafa me këtë rast ka bërë thirrje qytetarëve që këtë koalicion ta përkrahin edhe më 11 qershor, në mënyrë që programi qeverisës, që sipas Mustafës është programi i zhvillimit ekonomik, programi i mirëqenies, integrimeve evropiane dhe euroatlantike ta merr rrugën e vet në interes të qytetarëve të Kosovës.

Mustafa: Koalicionin nuk po e bëjmë për vete por për qytetarët

“Nuk është një koalicion që është bërë për një ditë, ne kemi punuar gjatë dhe kemi studiuar gjatë të gjitha aspektet e bashkëpunimit, jemi bindur se mund të bashkëpunojmë, jemi bindur se mund të arrijmë rezultate dhe gjithë kjo ka kulmuar me nënshkrimin që kemi bërë sot dhe do të kulmojë nesër me një fitore të sigurt në zgjedhje dhe kjo nuk do të jetë fitore e jona por do të jetë fitore e qytetarëve të Republikës së Kosovës sepse ne nuk po e bëjmë këtë për vete por po e bëjmë që këtij vendi ti sjellim një perspektivë më të mirë”, tha Mustafa.

Ndërsa kandidati për kryeministër nga tashmë ky koalicion Avdullah Hoti tha se do të fitojnë mbi parimet e zhvillimit ekonomik, shtetit ligjor dhe integrimeve euroatlantike.

Hoti: Do të fitojmë mbi parimet e zhvillimit ekonomik

Mbi parimet e zhvillimit ekonomik shteti ligjor dhe integrimeve euroatlantike. Këto janë parime që na udhëhiqen si parti e qendrës së djathë...është kaq e thjeshtë nëse duam ta shndërrojmë në një mesazh tek qytetarët e vendit. Rend, ligj, zhvillim ekonomik dhe integrime evropiane. Unë jam me plot shpresë që me këto koalicione do të fitojmë shumicën në zgjedhjet e 11 qershorit...ne do të dalim koalicion fitues”, tha Hoti.

Ndryshe LDK-ja sot ka nënshkruar marrëveshje edhe me Alternativën që udhëhiqet nga ish-bashkëpunëtorja më e ngushtë e Behgjet Pacollit, Mimoza Kusari-Lilës si dhe me Lëvizjen për Drejtësi që udhëhiqet nga Sylejman Çerkezi.

Nënshkruhet koalicioni parazgjedhor LDK-AKR, Mustafa dhe Pacolli premtojnë zhvillim ekonomik

Kryeministri Isa Mustafa ka folur për koalicionin në mes të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës Kosova e Re. Thotë se ky koalicion do të fitojë zgjedhjet.

Këto komente Mustafa i ka bërë pak minuta pas nënshkrimit të koalicionit me AKR’në.

“Marrëveshja përmban përcaktimin tonë të përbashkët. Do të punojmë bashkërisht në fushat themelor për zhvillimin e vendit  – veçmas në fushën e zhvillimit ekonomik, të forcimit të shtetit ligjor dhe në fushën e integrimeve euroatlantike. Me AKR do të arrijmë fitore”, tha Mustafa.

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re kanë bashkuar forcat për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 11 qershor.

Në mbrëmjen e së martës, në rezidencën e Behgjet Pacollit, LDK dhe AKR kanë arritur marrëveshje për koalicion parazgjedhor.

LDK ka lidhur koalicion gjatë ditës edhe me partinë Alternativa, që udhëhiqet nga Mimoza Kusari-Lila, dhe me Lëvizjen për Drejtësi.

Kësisoj, Pacolli dhe Kusari ribashkohen në një listë, pas largimit të kësaj të fundit nga AKR'ja e Pacollit, ku ishte nënkryetare.

Afati për deklarimin e koalicioneve në Komision Qendror të Zgjedhjeve përfundon në mesnatë.

Vendi më 11 qershor shkon në zgjedhje, pasi Qeveria, e udhëhequr nga Isa Mustafa, u rrëzua përmes një mocioni të inicuar nga Nisma. 

Image

Flet Behgjet Pacolli: Ja pse zgjodha LDK-në për koalicion

Tashmë zyrtarisht AKR dhe LDK kanë nënshkruar koalicion parazgjedhor.

Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli ka treguar arsyet pse ka zgjedhur pikërisht LDK-në për koalicion, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se me LDK-në ka mendime të njëjta dhe se ata gjithmonë kanë menduar se gjërat zgjidhen me punë dhe jo me dhunë.

“I ftoj gjithë qytetarët që të dalin masovikisht në zgjedhje sepse tashmë ka ardhur koha e ndryshimit”, ka thënë Pacolli.

Nënshkruhet koalicioni parazgjedhor LDK-AKR

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Alenca Kosova e Re edhe zyrtarisht kanë nënshkruar marrëveshjen për koalicion parazgjedhor.

Marrëveshja është nënshkruar pak minuta më parë në rezidencën e Pacollit.

Të pranishëm gjatë nënshkrimit të marrëveshjes kanë qenë kreu i LDK-së Isa Mustafa, Behgjet Pacolli dhe Rrahim Pacolli nga AKR.

Media edhe gjatë ditës ka raportuar se LDK e AKR do të nënshkruajnë sot marrëveshje për koalicion parazgjedhor dhe se zyrtarizmi është çështje oresh.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat