Flet Behgjet Pacolli: Ja pse zgjodha LDK-në për koalicion

Aktuale

Flet Behgjet Pacolli: Ja pse zgjodha LDK-në për koalicion

Nga: BOTA SOT Më: 16 maj 2017 Në ora: 20:48
Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli me kryetarin e LDK-së Isa Mustafa gjatë nënshkrimit të koalicionit

Tashmë zyrtarisht AKR dhe LDK kanë nënshkruar koalicion parazgjedhor.

Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli ka treguar arsyet pse ka zgjedhur pikërisht LDK-në për koalicion, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se me LDK-në ka mendime të njëjta dhe se ata gjithmonë kanë menduar se gjërat zgjidhen me punë dhe jo me dhunë.

“Këtë koalicion e kemi arritur për dy arsye. Mendojmë se gjërat nuk arrihen me dhunë, por me vepra dhe punë. Dhe besoj se me LDK-në ne do të implementojmë synimet dhe programet tona. Arsyeja tjetër është se kjo shoqëri është lodhur prej të keqes dhe dhunës që i ka ndodhur qe 18 vite. Kjo shoqëri është lodhur prej premtimeve bosh. Tani ka ardhur koha kur edhe shoqëria është vetëdijesuar. Nga vetëdijesimi i shoqërisë ka lindur ky bashkim forcës. Tani jam i bindur se qytetarët do të dalin masovisht në zgjedhje. Ne i ftojmë që të dalim masovikisht në zgjedhje dhe ne të punojmë për të ardhmen e fëmijëve tanë”, ka thënë Pacolli./BS/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat