Pacolli premton zhdukjen e korrupsionit në Kosovë

Aktuale

Pacolli premton zhdukjen e korrupsionit në Kosovë

Nga: Bota sot Më: 20 maj 2017 Në ora: 21:42
Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, 11 qershorin e quan një mundësi të artë për ta ndryshuar Kosovën njëherë e përgjithmonë.

Pacolli përmes një statusi në Facebook, ka shkruar se duke zbatuar programin e tyre ekonomik do ta bëjnë Kosovën vend sinonim i punës dhe mirëqenies.

Ai gjithashtu thotë se nuk do të ketë keqpërdorime të detyrës zyrtare, shantazhe, hajni apo grabitje.

“Më 11 qershor është një mundësi e artë për ta ndryshuar Kosovën njëherë e përgjithmonë. Duke zbatuar programin tonë ekonomik Kosovën do ta kthejmë në vendin që do të jetë sinonim i punës dhe mirëqenies. Nuk do të ketë më keqperdorime të detyrës zyrtare dhe të te mirave të shtetit. Nuk do të ket keqpërdorime, shantazhe, hajni grabitjet etj., Ato do të dënohen me ligj. Kurrë nuk do të ketë korrupsion në Kosovë! Na priftë e mbara!#AKR për një Kosovë madhështore!” ka shkruar Pacolli në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat