LDK: I papranueshëm kërcënimi dhe shantazhi nga kandidati i koalicionit të mesnatës

Aktuale

LDK: I papranueshëm kërcënimi dhe shantazhi nga kandidati i koalicionit të mesnatës

Nga: Bota sot Më: 20 maj 2017 Në ora: 21:54
Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli

Kreu i  AAK-së dhe njëherësh kandidati për kryeministër nga koaliconi PDK- AAK- NISMA, Ramush Haradinaj, ka thënë sot në Rahovec se do të ketë ndryshime në administratë shtetërore, mirëpo kjo ka bërë të reagojë LDK-ja.

Lidhja Demokratike e Kosovës i është kundërpërgjigjur koaliconit të mesnatës, siç e quajnë ata duke thënë se do t’i pamundësojnë koalicionit të territ që t’i shantazhojë dhe t’i largojë punëtorët profesionalë të administratës, me synim që ta mbush atë me mbështetësit e tij.

LDK përmes një komunikate për medie, ka treguar planin e tyre sa i përket reformës moderne në administratë, e jo largim me dhunë të njerëzve.

“Lidhja Demokratike e Kosovës reagon ndaj kërcënimit dhe shantazhit publik që kandidati i koalicionit të mesnatës, i bëri sot administratës shtetërore. LDK garanton qytetarët e Kosovës, që me fitoren që do të arrij në zgjedhjet e 11 qershorit, do t'ia pamundësojë koalicionit të territ që t'i shantazhojë dhe t'i largojë nga puna punëtorët profesionalë të administratës, me synim që ta mbush atë me mbështetësit e tij. LDK ka plan konkret për reformë moderne në administratë dhe jo për largim me dhunë të njerëzve nga vendet e punës siç ndodh në vendet diktatoriale, forma që po propagandohen nga kandidati i koalicionit të territ, i cili, siç e ka humbur arsyen, do të humb edhe në zgjedhjet e 11 qershorit” shkruhet në komunikatën e LDK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat