Arban Abrashi “i përgjigjet” Kadri Veselit, në mandatin e ardhshëm pensionet do të rriten deri në 280 euro

Aktuale

Arban Abrashi “i përgjigjet” Kadri Veselit, në mandatin e ardhshëm pensionet do të rriten deri në 280 euro

Më: 21 maj 2017 Në ora: 14:54
Arban Abrashi me pensioniste

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale në detyrë, Arban Abrashi, është nderuar me një mirënjohje nga pensionistët e Kosovës.

Abrashi ka njoftuar në Facebook për mirënjohjen e marrë nga pensionistët, për, sic shkruan ai, “arritjet e përbashkëta”.

“Në Kuvendin e Punës së Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, para disa ditëve, u nderova me mirënjohje për arritjet e përbashkëta me pensionistët, për ngritjen e pensioneve, kategorizimin e tyre e pastrimin e listave”, shkruan Abrashi në Facebook.

“Ky është një vlerësim tejet i çmuar që më bëhet nga një komunitet njerëzish, për të cilët shpesh harrohet se kanë kontribuar dhe e kanë ndërtuar këtë vend. Në mandatin e ardhshëm do të themelojmë Fondin Pensional, që garanton rritjen e pensionit bazik dhe pensioni kontributdhënëse deri në 280 euro”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat