Ja kënd po e kërcënon koalicioni i territ dhe frikës

Aktuale

Ja kënd po e kërcënon koalicioni i territ dhe frikës

Nga: P.R Më: 21 maj 2017 Në ora: 17:27
Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj

Këshilltari i kryeministrit Mustafa, Bajram Gecaj, përmes një postimi në facebook, ka reaguar ndaj deklaratës së Ramush Haradinajt, në lidhje me punëtorët e administratës publike.

Sipas Gecajt, koalicioni PDK-AAK-NISMA, apo koalicioni i territ dhe frikës, siç e quan Gacaj, po kërcënon të gjithë punëtorët e administratës, punëtorët shëndetësor e ata të arsimit.

Image
Këshilltari i kryeministrit Mustafa, Bajram Gecaj

Ja postimi i tij i plotë:

KË PO E KËRCËNON KOALICIONI I TERRIT DHE FRIKËS

Fjalët e djeshme të kandidatit të koalicionit të mesnatës, janë kërcënim i hapur dhe shantazh publik ndaj:

1- të gjithë punëtorëve të administratës qendrore e dhe asaj lokale;

2- të gjithë punëtorëve në sektorin e arsimit;

3- të gjithë punëtorëve shëndetësorë;

4- të gjithë policëve, zjarrëfikësve....??Dhe kur dihen kriteret e përzgjedhjes së tij, të gjithë këta njerëz, punëtorë të Kosovës, e dinë se me anëtarët e cilës familje dhe cilit grupimi politik do të zëvendësoheshin, nëse ne do t'ia lejonim vetes një gabim të tillë historik.

Por, me 11 qershor së bashku do t'i themi JO shkatërrimit të administratës dhe shtetit tonë! Të votojmë shpresën JO terrin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat