“Koha kur keni vrarë gazetarë të Botes Sot , natën dhe kinse keni qarë ditën ka kaluar”

Aktuale

“Koha kur keni vrarë gazetarë të Botes Sot , natën dhe kinse keni qarë ditën ka kaluar”

Nga: M.L Më: 21 maj 2017 Në ora: 17:35
Naim Miftari

Ish anëtari i SHIK-ut dhe ish pjesëtari i Policisë së Kosovës, Naim Miftari ka reaguar, pas kërcënimit me hedhje në ajër që sot i është bërë gazetës “Bota sot”.

“Kërcënimi ndaj Botes Sot dhe gazetarëve të saj është i papranueshëm dhe shumë i ulët. Cdo kundërshtim ndaj shkrimeve në këtë gazet keni të drejt ti demantoni publikusht dhe me argumente. Por koha kur keni vrarë gazetar të Botes Sot , natën dhe kinse keni qajtë ditën ka kaluar. Gjithsesi ju pret dënimi, por jo vetëm dënim nga ligji por dënimi ju vjen nga vet urdhëruesit e juaj të vrasjeve nuk ju lan të gjallë kurrë pasi nuk duan të lan dëshmitar të gjallë. Prandaj Llaskuca rrini urtë mos lehni as mos kafshoni kënd rrugës se koha e sezoneve të gjuetisë dhe të vrasjeve të gazetarëve ka kaluar”, ka shkruar Miftari në profilin e tij në Facebook.

Ndryshe, me rastin e kërcënimit të gazetës “Bota sot”, është duke u marr Policia e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat