Haradinaj: Demarkacioni ka vdekur, liberalizmi i vizave pas 3 muajsh

Aktuale

Haradinaj: Demarkacioni ka vdekur, liberalizmi i vizave pas 3 muajsh

Më: 21 maj 2017 Në ora: 18:39
Ramush Haradinaj

Lideri i AAK-së ka thënë se qytetarët e Kosovës do të jenë të barabartë pa dallim etnik, por se tha se në Kosovë nuk ka vend për Serbi.

Në një takim me qytetarët e Prizrenit, lideri i AAK-së tha se qeveria e tij nuk do të jetë qeveri e cila vetëm planifikon pa fund, por një Qeveri e cila kryen punë.

Ai tha se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, pas marrjes së ekzekutivit nga koalicioni LDK-AAK-NISMA nuk do të marrë më shumë kohë se 3 muaj.

Duke iu përgjigjur interesimit të qytetarëve rreth demarkacionit, i nominuari për kryeministër Ramush Haradinaj tha se ‘Demarkacioni ka vdekur’, në versionin e tij aktual, duke premtuar edhe zgjidhje për këtë çështje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat