Isa Mustafa, shumë shpejt president i Kosovës?

Aktuale

Isa Mustafa, shumë shpejt president i Kosovës?

Nga: P.R Më: 21 maj 2017 Në ora: 19:28
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa

Këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, Besnik Berisha,  përmes një postimi në facebook, ka komentuar rreshtimin e partive opozitare së bashku me pakicat për rrëzimin e qeverisë Mustafa.

"Ujku qimen e ndrroi", megjithate "zanatin nuk e harroi" dhe po te njejtat forca politike qe e rrezuan z. Mustafa nga posti i kryetarit te komunes per ta bere kryeminister, kesaj radhe se bashku dhe me listen serbe dhe pakicat tjera, u bashkuan serish rreth mocionit te votebesimit per ta rrezuar nga posti i kryeministrit”, ka shkruar Berisha, përcjellë “Bota sot”.

Ai më tej ka paralajmëruar mundësinë që këto forca të cilat e rrëzuan Mustafën, shumë shpejt mund ta votojnë atë për president të vendit.

“Mendja ma thote se nuk do te shkoje shume larg dhe historia do perseritet. Te gjithe ata qe u bashkuan per ta rrezuar z. Mustafa nga posti i Kryeministrit dhe e konsideruan fitore, ne nje te ardhme jo te larget do ta votojne ate per president te vendit. Eshte koha per t'u bere bashke ne berjen e shtetit dhe momenti i fundit qe te rrezojme cdo bashkim per marrjen e pushtetit”, shkruan Berisha.

Image
Këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, Besnik Berisha

Ja postimi i plotë:

Bashkimi ben fitoren dhe Politika;

Shume nga ne jemi rritur me maksimen " bashkimi ben fitoren". Kesaj maksime jo vetem qe i kemi besuar, por disa nga ne edhe e kemi provuar dhe ka rezultuar ne pergjithesi e sakte.

Megjithate, sic duket kjo maksime jo cdohere nenkupton te njejten ne politike dhe kete me se miri e kane vertetuar nje pjese e politikes kosovare, te udhehequr asokohe nga PDK, te cilet, me qellim demtimi te LDK- se dhe kryetarit te saj akad. Isa Mustafa, u bashkuan te gjithe ne balotazhin e zgjedhjeve lokale per Prishtinen dhe zgjodhen z. Shpend Ahmeti per kryetar.

Mirepo, sic e dime, nuk vonoi shume dhe m'u ata qeau gezuan me fitoren kunder z. Mustafa, u gjunjezuan para tij me kerkesen per bashkeqeverisje dhe pa nje pa dy, i dhane dhe postin e Kryeministrit, te cilin, z. Mustafa e ushtroi shume me mire nga ata qe shkuan, e besa me mire edhe se ata qe do vijne ne te ardhmen.

Pra, bashkimi i tyre vertet solli fitore, por per z. Mustafa ama, sepse e rrezuan nga posti i kryetarit te komunes per t'i dhuruar postin e kryeministrit te vendit.

"Ujku qimen e ndrroi", megjithate "zanatin nuk e harroi" dhe po te njejtat forca politike qe e rrezuan z. Mustafa nga posti i kryetarit te komunes per ta bere kryeminister, kesaj radhe se bashku dhe me listen serbe dhe pakicat tjera, u bashkuan serish rreth mocionit te votebesimit per ta rrezuar nga posti i kryeministrit.

Mendja ma thote se nuk do te shkoje shume larg dhe historia do perseritet. Te gjithe ata qe u bashkuan per ta rrezuar z. Mustafa nga posti i Kryeministrit dhe e konsideruan fitore, ne nje te ardhme jo te larget do ta votojne ate per president te vendit.

Eshte koha per t'u bere bashke ne berjen e shtetit dhe momenti i fundit qe te rrezojme cdo bashkim per marrjen e pushtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat