Mustafa: LDK ofron Hotin kandidat me kredenciale të larta

Aktuale

Mustafa: LDK ofron Hotin kandidat me kredenciale të larta

Më: 21 maj 2017 Në ora: 19:33
Kandidati i LDK-së dhe aleatëve të saj për kryeministër, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria e kaluar ka bërë mrekullira, të cilat do të nxiten edhe më tepër pas fitores së 11 qershorit.

Kryeministri dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë të dielën në Lipjan se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe aleatët e saj ofrojnë Avdullah Hotin, kandidatë për kryeministër me kredenciale të larta profesionale, për ta qeverisur vendin në mandatin e ardhshëm.

“Hoti është dëshmuar me punë të pastër dhe profesionale. Ai ka përgatitjen akademike, profesionale, integritetin dhe përvojën e duhur për të qenë një kryeministër i suksesshëm”, ka thënë Mustafa.

Kryetari i LDK-së ka thënë se Hoti është i gatshëm që të përballet me të gjitha sfidat që i ka vendi, duke filluar nga zhvillimi ekonomik, krijimi i vendeve të reja të punës, luftimi i krimit, integrimi i vendit në familjen evropiane etj.

Kandidati i LDK-së dhe aleatëve të saj për kryeministër, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria e kaluar ka bërë mrekullira, të cilat do të nxiten edhe më tepër pas fitores së 11 qershorit.

Hoti ka thënë se rritja e të ardhurave ka krijuar mundësi më të mëdha për të rritur investime nëpër komuna. Ai ka përmendur projektet konkrete që janë zbatuar në Lipjan dhe ato që pritet të realizohen pas fitore së zgjedhjeve më 11 qershor. Hoti ka premtuar se buxheti për Lipjanin do të dyfishohet nga qeveria e ardhshme.   

Sa i përket listës zgjedhore të LDK-së dhe partnerëve të koalicionit, Hoti ka thënë se “lista përfaqëson unitetin e plotë të LDK-së dhe partnerëve të koalicionit, dhe të rinjve që kanë ardhur, të cilët paraqesin për ne një vlerë të shtuar”. 

“Unë mendoj se ajo është listë e fitores”, ka thënë Hoti.

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, ka thënë se jemi të kënaqur me angazhimin dhe përkrahjen që kemi pas deri më tani nga kryeministri aktual, Isa Mustafa dhe shpresojmë që kjo përkrahje do të vazhdojë nga kryeministri i ardhshëm Avdullah Hoti.

Ai ka thënë se organizatorët nuk kanë planifikuar pjesëmarrje kaq masovike sot në Lipjan, por kjo tregon se LDK po fuqizohet më tepër se kurrë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat