Le të thotë Ramush Haradinaj që në këtë fotografi nuk është dora e tij me atë të terroristit

Aktuale

Le të thotë Ramush Haradinaj që në këtë fotografi nuk është dora e tij me atë të terroristit

Nga: Bota sot Më: 21 maj 2017 Në ora: 22:18
Në foto shihen duart e terroristit i cili më 26 shtator të vitit 2002, deshi të zhdukë me atentatin terrorist stafin e gazetës kombëtare “Bota sot”, të shtrënguara me duart e Ramush Haradinajt. Ne ftojmë publikisht Haradinajn që të sqaroj këtë foto, por duke u nisur nga përvojat e kaluara, e dimë që ai do të thotë se ne po gënjejmë.

Në fotografinë që po e publikojmë për herë të parë, janë duart e  terroristit, (i afërt me Ramush Haradinaj), i cili dërgoi bombën në redaksinë e gazetës  “Bota sot”.  Ne ftojmë Haradinajn, që publikisht të dalë me një qëndrim dhe të sqaroj këtë fotografi, sepse në këtë fotografi janë duart e tij dhe të terroristit që ka dërguar bombën në redaksinë e gazetës  “Bota sot”, në Zvicër. Por, duke u nisur nga përvojat e kaluara, ne e dimë që z. Haradinaj do të thotë se ne po gënjejmë.

Redaksia e gazetës “Bota sot”, është kërcënuar me hedhje në ajër nga një person që thirret në mbrojtje të kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj. Kërcënimi ka ndodhur në orët e vona të natës ndërmjet të shtunës dhe të dielës.

Gazeta kombëtare “Bota sot” ka publikuar të shtunën një lajm, të cilin e kanë publikuar më parë edhe mediat tjera.

Shkrimi, të cilin “Bota sot” e ka marr nga mediat tjera (nuk është shkrim autorial i gazetës), me titull: “O Ramush familja Osaj po e pret rrëfimin tënd për Rexhën e vrarë!”, ka bërë që të nisin sulmet drejt nesh.

Që në mëngjes, gazeta ka pranuar mesazhe kërcënuese në Fanpage në Facebook si dhe përmes telefonit.

Paralajmërimet janë aq serioze sa redaksia është kërcënuar edhe me hedhjen në ajër. 

Pas këtyre kërcënimeve të njëpasnjëshme, redaksia ka njoftuar Policinë e Kosovës, e cila edhe është duke u marr me rastin.

Zyrtarët nga Policia e Kosovës, kanë qëndruar rreth 3 orë në zyrat e redaksisë së gazetës “Bota sot”, për të marrë informacione lidhur me rastin.

Pas kërcënimeve të ashpra, botuesi i gazetës “Bota sot”, i ka bërë thirrje kreut të AAK-së Ramush Haradinaj, që të kërkoj falje publike në emër të militantëve të cilët e kanë kërcënuar stafin e gazetës.

“Ramush, unë Xhevdet Mazrekaj, botues i gazetës Kombëtare “Bota sot”, të bëj thirrje që t`i lidhësh qentë e tu, të ma lënë rehat redaksinë. Ramush, një militant i yti i ka kërcënuar gazetarët me hedhje në ajër. Ti që po pretendon të bëhesh Kryeministër, dili në mbrojtje të mendimit të lirë. E vërteta nuk mund të ndryshohet.  Kjo gjuhë, urrejtjeje me të cilën janë kërcënuar gazetarët, i ngjanë Kosovës së pasluftës, ku fjala e lirë e gazetës Kombëtare “Bota sot”, është paguar edhe me jetë. Ti e di mirë se për çka e kam fjalën. Ramush, të bëj thirrje, ke afat deri në orën 20 që të dalësh me një komunikatë dhe të kërkosh falje publikisht në emër të atyre që po të dalin në mbrojtje, deri në kërcënim të jetës së të tjerëve. Askush s`mund t`i ikë të vërtetës O Ramush o, e nuk mund t`i ikësh as ti dhe militantët e tu, sado të frikshme të jenë kërcënimet që ata i bëjnë. Po t`a përsëris, ke afat deri në orën 20, në të kundërtën unë do të dalë me një komunikatë tjetër”, thuhet në qëndrimin e botuesit të gazetës “Bota sot”, Xhevdet Mazrekaj.

Redaksia e gazetës “Bota sot” dhe botuesi i saj Xhevdet Mazrekaj, kanë pritur deri në orën 20 që kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, të dalë me një kërkim falje publike në emër të militatnitit të tij, partiak i cili ka kërcënuar me hedhje në ajër stafin e gazetës. 

Me gjithë pritjen, kreu i AAK-së nuk mori guximin që të reagojë.

Me rastin është duke u marr edhe Policia e Kosovës, derisa Haradinaj, si pretendent për të marr drejtimin e Qeverisë, nuk e “qanë kokën”, për kërcënimin që i bëhet fjalës së lirë.

Kujtojmë, se gazeta “Bota sot”, për vite me radhë është përballur me kërcënime, të cilat jo rrallë herë janë kthyer në vepra, duke përfshirë këtu edhe vrasje të gazetarëve.

Ne i kujtojmë z. Ramush Haradinaj, atentatin terrorist me bombë, që gazeta “Bota sot”, e kishte marrë më 26 shtator të vitit 2002, por deshi fati që stafi i “Bota sot” të shpëtojë nga bomba e dërguar me emrin e një personi të quajtur, “Xhon”. Paketimi bombë ishte dërguar nga Orlikoni i Zvicrës. Një gjë të tillë e ka vërtetuar edhe Policia Zvicerane.

Efekti i shpërthimit ka qenë që ajo të shkatërrojë çdo gjë në 324 metër katror, dhe ka mundur të mbys të gjithë gazetarët pasi që zyra ka qenë 170 metër katrore.

Por me të marrë informata Haradinaj për këtë rast nga dikush tjetër, ai gjatë një interviste që kishte dhënë kohë më parë, kishte sulmuar gazetën “Bota sot”, se gjoja presidenti Rugova kishte folur keq për gazetën “Bota sot”. Por, tash shihet qëllimi që ka pasur Haradinaj, që ta përgatitë terrenin që të thotë që “Bota sot” po gënjen.

Ne sonte po publikojmë vetëm një fotografi, por që kemi edhe shumë foto dhe materiale për të publikuar, e që tani për tani nuk na lejohet për shkak që është shumë rast i ndjeshëm.

Në fotografinë që po e publikojmë për herë të parë, janë duart e  terroristit, (i afërt me Ramush Haradinaj), i cili dërgoi bombën në redaksinë e gazetës  “Bota sot”.  Ne ftojmë Haradinajn, që publikisht të dalë me një qëndrim dhe të sqarojë këtë fotografi, sepse në këtë fotografi janë duart e tij dhe të terroristit që ka dërguar bombën në redaksinë e gazetës  “Bota sot”, në Zvicër. Por, duke u nisur nga përvojat e kaluara, ne e dimë që z. Haradinaj do të thotë se ne po gënjejmë.

Në të ardhmen e afërt do t`i publikojmë edhe emrat e personave të gazetës “Bota sot”, të cilët kanë qenë të rrezikuar nga bomba e ardhur në redaksi nga posta e Orlikumit.

Enverista të paskrupullt! Keni qenë të gatshëm të flijoni edhe njerëz tuaj, që kanë punuar në gazetën “Bota sot”, vetëm e vetëm që t`i fshihni faktet.

Le të thotë Ramush Haradinaj që në fotografi nuk është dora e tij.

Ne sonte publikuam vetëm një detaj nga tmerri që ka mundur ta pësojë stafi i gazetës “Bota sot”, në Zvicër. Deri te publikimi i kësaj fotoje, erdhi si pasojë e kërcënimeve të sotme që ka marr gazeta “Bota sot”, pasi ne nuk kemi dashur që ta hapim këtë rast fare, për shkak tëndjeshmërisë së rastit në këtë moment, por që na imponua. E kërcënimet nuk u ndalen e as nuk po ndalen as në Kosovë, ku gazetës “Bota sot” i janë vrarë dy gazetarë dhe dy bashkëpunëtorë të gazetës. Vrasjet e tyre nuk janë zbardhur ende.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat