PDK-ja mblidhet sërish për listat e deputetëve

Aktuale

PDK-ja mblidhet sërish për listat e deputetëve

Më: 22 maj 2017 Në ora: 12:29
PDK

Sonte në orën 00:00 është koha e fundit kur partitë politike mund t’i bëjnë ndryshimet në listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 11 qershorit.

Kësisoj, kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës pritet që në orët e pasdites të mbajë një mbledhje.

Mësohet se PDK do të mblidhet në orën 17:00 për të diskutuar përfundimisht rreth këtyre listave.

Ndërkaq, në listën e publikuar deri më tani shihet se aty mungojnë emra të njohur të skenës politike.

PDK-ja në zgjedhjet e 11 qershorit garon në koalicion parazgjedhor me AAK-në dhe Nismën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat