Lutfi Haziri tregon pse LDK nuk po e bën publike listën me emrat e kandidatëve për deputetë

Aktuale

Lutfi Haziri tregon pse LDK nuk po e bën publike listën me emrat e kandidatëve për deputetë

Më: 22 maj 2017 Në ora: 13:13
Lufti Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka bërë të ditur se pse LDK ende nuk i ka publikuar listat e kandidatëve për deputet.

“KQZ është autoritet i vetëm i cili publikon listat, pas verifikimit dhe pas korrigjimit eventual, emër për emër. KQZ është autoritet i vetëm kushtetues për publikimin e listave, kurse partitë munden me dërguar emra”, tha shkurt Haziri.

Emra të shumët janë përmendur që janë larguar nga këto lista e që janë shtuar, por kjo parti ende nuk ka publikuar versionin final të këtyre listave.

Ndryshe nuk ka vepruar as partia tjetër PDK, e cila po ashtu nuk ka publikuar ende këto lista.

Sonte është afati i fundit kur partitë politike mund t`i dërgojnë listat përfundimtare të tyre në KQZ.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat