Veseli dhe Haradinaj: Qeveria e kaluar ka ecur ‘Slow Motion’

Aktuale

Veseli dhe Haradinaj: Qeveria e kaluar ka ecur ‘Slow Motion’

Më: 22 maj 2017 Në ora: 14:50
Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj

(E plotësuar) - Kandidati i koalicionit PDK-AAK dhe Nismës Ramush Haradinaj tha sot se Qeveria e kaluar ka qenë duke ecur “Slow Motion”, e Kosova duhet të ecë shpejt.

Sipas tij asnjëherë në jetë nuk mund të  përballojë trendet duke menaxhuar të tashmen.

“Kemi hyrë me guxim për të krijuar vlerë të re. Të fillojë nga siguria rendi e ligji. Ne nuk mund të japim tokë askujt. Kufiri duhet të mbetet në Çakorr. Jemi të vetëdijshëm që rinia, ju, jeni ata për të cilën Kosova ekziston”, tha Haradinaj.

 Haradinaj u pyet nëse do ta ndërroj qëndrimin për Demarkacionin pas koalicionit, kreu i AAK-së tha se do ta rifillojnë një proces të ri ku edhe  beson se kufiri është në Kullë dhe Çakorr.

Veseli: Bashkë me Ramushin kemi guxim për vendimmarrje

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli tha se Ramush Haradinaj pas 11 qershorit do të jetë kryeministër i Kosovës.

Veseli këtë deklaratë e tha sot gjatë një bashkëbisedimi me studentët e UBT-së ku ka dalë së bashku me kandidatin për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma.

 Sipas Veselit, të gjithë qytetarët, por në veçanti rinia nuk dëshiron të humb kohë,  por dëshiron vendimmarrje, zhvillim ekonomik, integrime evropiane.

 “Duke parë ngecjen kam vendosur që vendimin t’ia barti  sovranit që të vendos. Bashkë me Ramushin kemi guximin për vendimmarrje. Pse jemi bashkë me Ramushin, për hir të qytetarëve dhe të mirën e vendit, sepse çdo herë kur kemi qenë bashkë kemi arritur sukses. Një Kosovë që prioritet ka zhvillimin ekonomik asgjë nuk ka me të shenjtë se të ndihmojmë ndërmarrësit tanë. Nuk mund të ecë një shoqëri përpara nëse gratë nuk marrin përgjegjësinë 50 përqind.  Më 11 qershor do jetë një pyetje, kush do ta udhëheq këtë vend, një koncept që nuk merr vendime, një koncept që do  të rrënojë gjithçka. Ju nuk duhet të lejoni që Kosova të ecë mbrapa, por duhet të përkrahni një koncept që ka guxim të marr vendime, Fillimin e Ri, i cili nuk është kundër askujt por veq për Kosovën”, tha Veseli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat